Tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në një atentat në Thumanë të Krujës natën e kaluar, kur familjarët po ktheheshin nga një vizitë, duke rënë në pritë të disa personave të armatosur, pranë banesës së tyre.
Viktimat janë Fran Ceku 79 vjeç, Arben Ceku 44 vjeç, babë e bir, si dhe nipi i tyre En0 Rama 20 vjeç. E plagosura është gruaja e Franit dhe nëna e Arbenit, Luçie Ceku 65 vjeç. Dyshimet e para janë se atentati është bërë nga më shumë se dy persona pasi janë përdorur armë kallashnikov dhe pistoletë. Hetimet paraprake flasin se ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta, çka ka bërë që nga ana e uniformave blu të identifikohen autorët e ngjarjes: Pëllumb, Daniel dhe Besnik Kora.




