Krimi brenda familjes/ Babai vret të birin se dhunonte nënën

policia ne vendngjarjeNjë 70-vjeçar ekzekuton me armë djalin e tij 33-vjecar.

Ngjarja e rëndë është regjistruar  mbrëmjen e 9 qershorit 2015 në fshatin Paulesh, ku Ismail Bahja ka vrarë me armë zjarri të birin në banesën e tij.Nga plumbat e dalë nga pistoleta TT e të atit, 33- vjeçari Elton Bahja ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar në komisariat autorin e ngjarjes së rëndë si dhe ka sekuestruar armen e krimit.Nga hetimet paraprake, blutë bëjnë me dije se vrasja ka ndodhur pasi djali i tij kishte nisur të ushtronte dhunë ndaj të ëmës.

Share it :