Vendimi për zhvillimin e protestës së nesërme u mor në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së që u zhvillua ditën e djeshme. Kjo protestë vjen pas pezullimit të kreut të PD-së Sali Berisha, Flamur Nokës dhe deputetëve të tjerë nga seancat plenare.
Ditën e nesërme protesta do të zhvillohet para Kuvendit në të njëjtën kohë që mbahet seanca plenare, ndërkohë Këshilli Kombëtar ka vendosur që të ketë protesta të tjera para datës 3 mars, dita e madhe kur do të mbahet dhe protesta kombëtare e thirrur nga Berisha. Ndërkohë nesër në Kuvend do të kthehen 8 deputetë të cilët kanë përmbushur periudhën e pezullimit.




