Koreja e Veriut nuk ndalet, kryen provë tjetër me raketë balistike

Koreja e Veriut kreu të premten një provë tjetër me raketë balistike që mendohet të ketë rënë në ujrat territoriale të Japonisë. Kjo është prova e dytë e Phenianit në javët e fundit.

 

 

Zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis e konfirmoi njoftimin. Sipas tij, prova u krye rreth orës 10:45, sipas kohës së Uashingtonit.

Kryeministri Japonez Shinzo Abbe tha se raketa duket se ka rënë në ujrat zonës eskluzive ekonomike të Japonisë, njofton Voa.

Nuk ka njoftime për ndonjë dëm të shkaktuar. Zyrtarët japonezë thonë se ky është një veprim i papranueshëm dhe një shkelje e hapur e rezolutave të Kombeve të Bashkuara. Kryeministri ka thirrur një takim urgjent të kabinetit.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :