Procedohen penalisht për “Shpërdorim detyre” dhe“Mosdhënie ndihmë”një mjek dhe një ndihmësmjek, të Urgjencës së Spitalit Rajonal.
Nga Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit, filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve :
E.D, 39 vjeç dhe P.P, 33 vjeç të dy banues në Korçë.
Procedimi ndaj tyre filloi pas kallëzimit të bërë nga shtetasi A.A, 67 vjeç, banues në Bilisht, i cili pretendon se shtetasit e mësipërm, duke qenë me detyrë mjek dhe ndihmësmjek në Urgjencën e Spitalit Rajonal Korçë nuk i kanë dhënë këtij të fundit ndihmën e nevojshme mjekësore.
Materialet për hetime të mëtejshme, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale:“Shpërdorimi i detyrës”,“Mosdhënia ndihmë”parashikuar nga neni 248 dhe 97 të Kodit Penal.




