Kryeministri Edi Rama ka qenë sot pjesë e një konferencë dedikuar Ukrainës së bashku me krerët e lartë të shteteve anëtarë të NATO-s. Rama gjithashtu u ndal edhe tek situata shqetësuese në veri të Kosovës, ndërsa bëri thirrje që procesi i dialogut të vijojë për t’u përballur me një katastrofë të mundshme.
Fjala e Ramës
Faleminderit Mark, është një nder të jem këtu me ju, gjithashtu nuk mund ta fsheh admirimin tim për ju, si thyes i steriotipeve që nuk hahet mirë.
Është shumë frymëzuesr të jem pjesë e NATO-s në këtë kohë dhe të shohim që solidariteti, afrimteti dhe vullneti për të qenë me Ukraninën është e palëkundur.
Kushdo që mund të vërë bast mbi shanset për të thyer këtë solidaritert dhe për të ndarë NATO ka humbur.
Nuk, mund ta konfirmoj çfarë u tha për Ukrainën, dua të shtoj që ne mund të diskutojmë edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor në mënyrë precize në Kosovën veriore, ku disa javë më parë ushtarët e KFOR u lënduan. Shpresoj që llogjika të mbizotërojë dhe që ulja e përshkallëzimit të fillojë sepse mund të sjellë fund katastrofik dhe nuk mund të shikojmë thyerje në rajonin tonë dhe të shikojmë që dialogu i BE të arrijë suksese dhe të kemi mbështetjen e NATO-s për KFOR.




