Kolegji Zgjedhor rrëzoi sot kërkesën e PD-së për të shpallur si të paligjshëm vendimin e KQZ-së për mospranimin e dorëheqjes së Bibës, si rezultat edhe mos ç’regjistrimin e tij nga lista.
Në një reagim menjëherë pas vendimit, Altin Biba tha se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme dhe nuk rikthehet në garë. “Unë kam dhënë dorëheqjen, nuk hyj më në garë për Kurbinin.
Kam shpjeguar edhe arsyet e dorëheqjes sime nga kandidimi”. Me këtë vendim Kurbini do të ketë në garë vetëm një kandidat, Artur Bardhin e PS-së, gjë e cila bën që çështja pas zgjedhjeve të rikthehet në KQZ.
Për më tepër, lexoni nesër në “Standard”, print.




