Një vajzë amerikane, e arrestuar për shkak se ngiste makinën në mënyrë të shkujdesur, ka fituar mijëra ndjekës në rrjetet sociale pasi policia publikoi foton e saj. Policia e arrestoi Sarah Seawrigh pasi po ngiste makinën në gjendje të dehur, por ngjarja duket se i ka shërbyer vajzës për mirë, duke u bërë fati i saj. E vetëdijshme për famën që po merr, ajo u ka kërkuar fansave ta ndjekin edhe në Snapchat. Fotot kanë marrë shumë komente dhe pëlqime, dhe duket se fama e saj do të vazhdojë gjatë.
Ajo për momentin është cilësuar si kriminelja më seksi në botë, dhe nuk është e vështirë të kuptohet pse. Nuk është e para herë që vajza ka pasur probleme me ligjin, pasi edhe më parë është akuzuar për vjedhje, dhunë dhe pengmarrje.
Historia e saj vjen pas asaj të Jeremy Meeks, i cilësuar si krimineli më seksi në botë, disa muaj më parë.





