Këto janë 40 pyetjet e LSI për qeverinë. Ja kush i ka drejtuar këto pyetje…

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka drejtuar qeverisë 40 pyetje në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Ka qenë deputeti Nasip Naço i cili në fjalën e tij, i ka drejtuar pyetjet ministres Mirela Kumbaro dhe gjithë qeverisë.

Më poshtë fjala e Nasip Naços dhe 40 pyetjet për qeverinë:

Të nderuar kolegë, Sigurisht që duke respektuar artistët, shoqërinë civile si ata që duan të ruajnë vlerat historike dhe kombëtare kulturore të godinës por edhe një pjesë të artistëve që duan të prishet kjo godinë për ta realizuar një ëndërr të tyren për tu bërë një godinë me parametra europian.

E nderuar Ministre e Kulturës, i nderuar Ministër i Ekonomisë dhe Financave, në bazë të nenit 73, neni 2 të rregullores së Kuvendit, ju parashtroj disa pyetje si më poshtë;

Sipas relacionit prej 18 faqesh që shoqëron këtë ligj, raportin e vlerësimit  dhe shpenzimet buxhetore ju parashtroni se projektligji parashikon financim plotësisht me fonde private të godinës së re të Teatrit Kombëtar dhe godina do ti dhurohet shtetit shqiptar.

Vlera e pronës shtetërore përfshirë edhe godinat të angazhuara nga shteti shqiptar është rreth  6 milionë euro. Ndërsa vlera e godinës së Teatrit që do të përfitohet është rreth 30 milionë euro.

Po në relacion ju përmendni se modeli ekonomik i propozuar, mbështetet në disa praktika të aplikuara më parë nga qeveria, përgjatë 3 viteve të fundit, 2016-2018si mënyrë inovative dhe që i japin zgjidhje optimale nevojave dhe kërkesave të palëve të përfshira. Në këtë mënyrë përbën avantazh që shteti disponon njohuri dhe eksperiencën për të hyrë në marrëdhënie të tilla me ligj të veçantë.

Duke qenë se në këtë projektligj dhe në realcionin e saj përdoren mënyra inovative të papara më parë, sigurisht që në emër të Grupit Parlamentar të LSI-së, por dhe në emër të shqetësimeve të disa qytetarëve do të parashtroj disa pyetje,  pasi nuk e kuptoj dot që shteti vë 6 milionë euro në dispozicion të një kompanie dhe ajo në mënyrë bujare na e jep ne 30 milion euro me çelësa në dorë, për ta dhënë një godinë me parametra europian.

Pyetja  e parë:  Nga përmbajtja  e Projektligjit dhe relacioni nuk del qartë nëse është propozim i pakërkuar nga operatori ekonomik, shoqëria Fusha  SHPK apo është propozim i kërkuar nga qeveria. Kush e ka bërë studimin  e fizibilitetit, analiza teknike dhe financiare ekonomike dhe ligjore  dhe përllogaritjen e vlerës së  kontratës së këtij partneriteti publik-privat?

2. Shmangia e procedurave ligjore në kushtet e një propozimi të pakërkuar nga shoqëria Fusha shpk dhe miratimi në negocim, sa do ti kushtojë më shumë qytetarëve shqiptarë?

3. Ku e keni sigurinë që në hapjen e garës nuk do të ketë oferta  më të larta se kompania që propozuat? Nga projektligji përcaktohet se kjo kontratë do të lidhet  me procedurë të veçantë me atë të negocimit dhe mungon shpallja paraprake e njoftimit të kontratës.

Cila është arsyeja që nuk është bërë me procedurë të hapur?

Ju drejtorin e  Teatrit Kombëtar e zgjidhni me konkurrim ndërsa ndërton një godinë të re multifunksionale, një godinë që e bëni me negocim për 30 milionë euro. Është praktikë e re inovativ e qeverisë.

A janë bërë studime mjedisore dhe implikimet në natyrë? Sa është vlera financiare e parashikuar dhe sa do të jetë kohëzgjatja e kësaj kontrate?

Sa do të jenë në zbatim te kjo kontratë dispozitat e ligjit për prokurimin publik, dispozitat e ligjit për konçensionet, për investime strategjike. Sa e besueshme është kjo shoqëri duke marrë parasysh kostot  dhe risqet e ndërtimit në varësi të zgjatjes së kontratës.

Sipas ligjit 87 të vitit 2001 të regjistrimit të pronave të paluajtshme i ndryshuar, përse nuk i është bashkëlidhur këtij projektligji edhe inventari i pronave të paluajtshme në shtet, meqënëse jemi në kushtet ku do të shkëmbehet prona shtetërore me atë private për të parë dhe statusin ligjor. Duke qenë se baza ligjore e kësaj kontrate thuhet se është Kodi Civil por nuk përcaktohet cilat janë nenet, kur Kodi Civil ka rreth 1200 nene dhe përmendi shkarazi vetëm një kontratë shkëmbimi. Dhe po t’i referohemi nenit 760 që është kontrata e shkëmbimit, rregullat e përcaktuara në kontratën e shitjes zbatohen edhe për kontratën e shkëmbimit për aq sa janë në pajtim me atë.

A do të shmanget shoqëria fusha shpk nga tarifat e shitjes së pasurisë së paluajtshme? Pasi kjo është e barabartë me kontratën e shkëmbimit. Dhe nëse po sa është kjo shumë?

Sipas nenit 5 të projektligjit, në krye të Komisionit të Negocimit është Bashkia e Tiranës. Nëse qëllimi është ndërtimi i Teatrit Kombëtar përse në krye të Komisionit të Negocimit dhe autoriteti kontraktor është Bashkia e Tiranës, e cila ka vetëm 2100 metër katror truall, ndërsa teatri i përfaqësuar nga Ministria e Kulturës ka godinën dhe një sipërfaqe prej 6000 metra katror truall.

Është praktikë e re inovatore e qeverisë? Cila është arsyeja që nuk është vendosur bashkëlidhur projekt propozimit fusha shpk në kuadër të transparencës edhe relacioni që shoqëron këtë projektligj? Përcakton se avantazh përbën fakti se kemi të bëjmë me një investitor serioz me kapacitete ekspertive dhe eksperiencë të madhe në fushën e sipërmarrjes.

Pyetja ime është a ka bërë shoqëria fusha shpk investime të rëndësishme publike si për shembull me Bashkinë e Tiranës, me Ministrinë e Kulturës, me Ministrinë e Ekonomisë Financës apo dhe të infrastrukturës. A mund të kemi një CV të këtyre investimeve?

Si ka qenë me realizimin e kontratave kjo kompani? A kemi investime të rajonit apo në europiane kjo për transparencë për deputetët dhe opinionin publik? A ka ndërtuar ndonjë vepër të ngjashme brenda apo jashtë vendit si Teatri Kombëtar brenda standardeve europiane që duhet të ketë një teatër? Po kështu në relacionin që shoqëron projektligjin për ju përmendni faktin që shoqëria fusha shpk për më tepër është e lidhur në mënyrë të konsoliduar me projektin duke qenë se kanë porosi një truall dhe objekt selinë dhe zyrat e kompanisë afër Teatrit dhe është tejet e interesuar.

Pyetja ime do ishte sa është sipërfaqja në metër katror truall dhe sipërfaqja në metër katror ndërtime që do të jetë në zonën e zhvillimit që ka kjo kompani? Nëse kjo shoqëri është në pronësi të kompanisë apo në pronësi të personave dhe subjekteve të tjera private që kanë lidhur marrëveshje me shoqërinë fusha shpk.

Nëse po cilat janë këto marrëveshje? A ka paraqitur shoqëria fusha shpk një pasqyrë financiare që pasqyron garancitë ekonomike të partnerit privat dhe çdo dokument tjetër provues se pala financuese nëse ka si garantim për zhvillimin e projektit. A ka paraqitur shoqëria fusha shpk bilancin financiar të tre viteve të fundit?

Në nenin 6 të projektligjit janë përcaktuar kompetencat e Komisionit të Negocimit. Në nenin 6 ju thoni se Komisioni i Negocimit të kontratës vlerëson dhe negocion me partnerin shoqërinë fusha shpk, propozimin e hartuar prej tyre dhe harton projekt kontratën finale të negociuar nga palët. Përse është shmangur hapja e garës për kompani të tjera kombëtare apo ndërkombëtare? Dhe pse jemi në kushtet e një propozimi të pa kërkuar nga shoqëria fusha shpk? Përse po shmanget procedura e ligjit për koncesionet, kur procedurat edhe për këto propozime janë të detajuara? Përse pa u bërë vlerësimi po kalohet direkt në lidhje kontrate me kushtet e diktuara nga shoqëria FUSHA.shpk?

Si mund të bëhet vlerësimi financiar, pa patur ndonjë inventar të pronës? Në nenin 7, paragrafin e tretë të këtij projektligji, ju thoni se komisioni I negocimit të kontratës mund të asistohet për marrjen e ekspertizave të specializuara nga një konsulent I përzgjedhur sipas një procedure të veçantë të përshpejtuar nga ana e Këshillit të Bashkisë, nga ana e Bashkisë së Tiranës dhe të përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave?

Pyetja ime është: përse në komisionin e negocimit është shmangur asistenca dhe vlerësimi I projektit nga pikëpamja teknike, financiare dhe ligjore e një konsulence të huaj, të propozimit të paraqitur nga shoqëria Fusha Shpk të kontratës që do lidhet, ndryshe nga praktikat e tjera të mëparshme, praktika innovative që përmendni dhe ju në relacion?!

Në praktikat e tjera që ju përmendni, siçështë Rruga e Arbërit apo Porti I Karpenit, në projektligj është parashikuar se komisioni I negocimit të kontratës asistohet nga një konsulent I huaj, I cili bën vlerësimet ligjore dhe financiare të propozimit të paraqitur të kontratës që do të lidhet. Përzgjedhja e konsulentit bëhet nga Avokatura e Shtetit në përputhje me vendimin 392, datë 08.04.2009 të Këshillit të Ministrave për miratimin e Rregullores për Marrëdhëniet e Avokaturës së Shtetit me institucionet shtetërore dhe entet publike, rolin e avokatëve të shtetit në gjykim dhe normat e posaçme proceduriale.

Kjo procedurë është ndjekur edhe në rastet inovative, që ka bërë qeveria juaj. Për negocimin në këtë projektligj, pra në projektligj ju keni përcaktor fjalën “mund”, ku thuhet se komisioni I negocimit të kontratës mund të asistojë për marrjen e ekspertizave të specializuara nga konsulenti I përzgjedhur sipas një procedure të veçantë. Mund edhe të mos e zgjidhni, sepse ju e keni në dorë. Mbase do t’ju dëmtojë transparencën.

Përse keni shmangie të garës nga konsulenti I specializuar që do të zgjidhet pa garë, sipas një procedure të përshpejtuar nga ana e Bashkisë? Si do të bëhet vlerësimi, nëse ky konsulent është më I mirë, nëse nuk ka garë?

Përse qeveria sipas këtij projektligji shmang garën? Apo përsëri është një zgjidhje inovative e juaja? Sipas nenit 8 të projektligjit kontrata duhet të përmbajë: kontrata nëpërmjet partnerit shtet dhe partnerit privat duhet të përmbajë propozimin e paraqitur nga shoqëria Fusha shpk, sipas këtij ligji, I cili është vlerësuar nga komisioni negociator dhe do të jetë pjesë e pandashme e kontratës? Sipas këtij përcaktimi, ky është një detyrim I paracaktuar për të shmangur nëçdo rast vlerësimin dhe negocimin, por në çdo rast, ajo do të përmbajë vetëm propozimin e paraqitur nga shoqëria Fusha shpk.

Edhe kjo është një zgjidhje inovative e qeverisë suaj. Sipas nenit 8, pika 2 është vendosur kushti që mbi tokë, godina e re e Teatrit Kombëtar është një godinë më vete, pa asnjë ndërtim tjetër, përveçëse pjesës ndihmëse së saj, dhe I gjithë investimi do të përballohet nga partneri privat, sipas parimit me çelësa në dorë. Si relacion, edhe në projektligj përcaktohet se pronari shtet, në zonën ku propozohet ku të zhvillohet projekti ka një sipërfaqe prej 8465 metra katrorë, nga të cilat rreth 2100 metra katrorë janë pronë e Bashkisë Tiranë.

Pyetja ime është sa metra katrorëështë sipërfaqja aktuale dhe funksionale e godinës së Teatrit Kombëtar?

Sa metër katrorë sipërfaqe që do të përfitohet si pjesë e godinës së re të Teatrit Kombëtar me çelësa në dorë? Sa metra katrorë ëshët sipërfaqja ndihmëse aktuale e godinës së Teatrit Kombëtar? ? Sa metra katrorë ëshët sipërfaqja ndihmëse aktuale e godinës së Teatrit Kombëtar që do të shfrytëzohet nga shoqëria Fusha shpk?

Sa përqind do të jetë koficenti I shfrytëzimit nga shoqëria Fusha Shpk?

Dhe sa për qind apo metra katrorë do të jetë përfitmi nga Ministria e Kulturës, pra nga Teatri? Sa për qind do të jetë kofiçenti I shfrytëzimit në zonën në qendër të Tiranës nga subjektet private dhe sa për qind është përfitimi I tyre? Sipas relacionit, toka e Bashkisë Tiranë është e përbërë prej 2100 metra katrorë truall, që do të zhvillohet nga shoqëria Fusha shpk.

Sa përqind apo sa metra katrorë do të jetë sipërfaqja përfituese nga Bashkia e Tiranës?

Sa përqind është koifiçenti i shfrytëzimit të përfitimit në zonën në qendër të Tiranës nga subjektet private?

Sipas nenit 10 të projektligjit, miratimi i kontratës është parashikuar se pas nënshkrimit të kontratës nga kryetari i bashkisë, ose personi i autorizuar prej tij, kontrata së bashku me relacionin përmbyllës të negociatave i dërgohet Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Financave për ndjekjen e procedurave të mëtejshme në Kuvend.

Ndryshe nga praktikat e tjera inovative që keni patur më parë, kjo praktikë është në kundërshtim me ligjin, është në kundërshtim me ligjin numër 9000 datë 30.01.2003 për  organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave.

Ju keni anashkaluar miratimin e projektligjit për miratimin e kontratës në Këshillin e ministrave dhe dërgimin në Kuvend, pasi nëpërmjet këtij projektligji që ju propozoni, autorizoni vetëm dy ministrisë përkatëse që të ndjekin procedurat ligjore në Kuvend.

Dhe kjo është një praktikë e re inovative,  ju po I shmangeni qëllimisht miratimit në Këshillin e Ministrave.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Çështja ‘Partizani’, avokati Cakrani: Balla një kallëzues i rremë, gjyqi më qesharak në histori Avokati Kujtim Cakrani i cili ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv e ka cilësuar procesin gjyqësor për çështjen “Partizani”, si “më qesharakun që mund të ketë ndodhur ndonjëherë” dhe ka lëshuar sulme direkte ndaj kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, dhe SPAK-ut. Në qendër të argumentit të avokatit ishte absurditeti, sipas tij, i padisë. “Të bësh gjyq me pronarin pse ke marrë tokën tënde. T’i thuash pronarit pse ke marrë tokën tënde dhe ke investuar,” deklaroi ai, duke e quajtur situatën një farsë. Ai argumentoi se pronari legjitim ka zhvilluar tokën e tij dhe nuk ia ka vjedhur atë askujt, as shtetit e as ndonjë pronari tjetër. Sipas tij, kjo logjikë ndjekjeje penale vjen nga një mentalitet që nuk e kupton konceptin e pronës private, duke e sulmuar ashpër Taulant Ballën. “Një plebe, një skllav i lindur, nuk e kupton dot pronarin privat. Asnjë nga Partia Socialiste s’e kupton dot çfarë do të thotë pronar,” u shpreh avokati. Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, avokati e akuzoi drejtpërdrejt Taulant Ballën si një “kallëzues i rremë”, duke pretenduar se denoncimi nuk është bërë realisht prej tij, por nga qarqe të tjera që e përdorin atë. “Taulanti është kallëzues i rremë. Balla nuk ishte në gjendje t’u përgjigjej në gjykatë pyetjeve që lidheshin me vetë kallëzimin që kishte firmosur. E gjithë kjo, sipas tij, është një manovër politike që ka si qëllim të vetëm përfshirjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në çështje, duke shfrytëzuar një ligj të miratuar gjatë qeverisjes së tij, i cili, sipas avokatit, u ka kthyer pronat mijëra pronarëve legjitimë. Flavio Qarri: Komentet e Taulant Ballës, pyetjet që ju bën, i kemi lexuar të gjithë besoj. Të fillojmë nga Cakrani meqë e ka ekspertizë këtë pjesë… Kujtim Cakrani: Flavio, shiko, ai është gjyqi më qesharak që mund të ketë ndodhur ndonjëherë, jo në Shqipëri, por edhe në Evropë. Tani, të bësh gjyq me pronarin pse ke marrë tokën tënde. Pra, t’i thuash pronarit, pse ke marrë tokën tënde dhe ke investuar. Supozojmë, ai e ka marrë tokën e tij. E ka marrë dhe e ka zhvilluar tokën. Kë tokë ka marrë ai? Ja ka vjedhur dikujt tokën, i ka vjedhur shtetit tokën? I ka vjedhur ndonjë pronari tjetër tokën? Ore, e kupton sa qesharake është? Ai atje ka investuar. Ti çfarë i thua, pse ke investuar në tokën tënde Ore, e kupton çfarë nivelesh ka arritur apo jo? Po një, plebe, një skllav i lindur nga malet e Librazhdit, si Taulant Balla nuk e kupton dot pronarin privat Flavio. Asnjë nga Partia Socialiste s’e kupton dot çfarë do të thotë pronar. As ajo, mbesa e Beqirit. Nuk e kupton dot çfarë do të thotë pronar. Se kur vjen nga skllavëria, nga plebeu, nuk e kupton dot dhe Taulant Balla, është tipiku i plebeut skllav. Nuk e kupton dot. Flavio Qarri: Po si e komentoni atëherë sjelljen arrogante jashtë dhe atë sjelljen e çuditshme brenda? Kujtim Cakrani: Ore, ma ke marrë tokën 75 vite, ma more tokën 80 vite, më paguaj qiranë o vëlla ti. Më ke rrëmbyer tokën në 45-ën, më ke nxjerrë jashtë, më ke shkatërruar familjen, më ke shkatërruar çdo gjë të shenjtë dhe të shtrenjtë të jetës time. Më ke marrë tokën, unë po marr tokën time. Ku është këtu problemi që kjo çështje duhet të kalojë, në ndjekje penale. Ku është mo vëlla? Nga ai ligji i Sali Berishës kam fituar edhe unë. I bie që unë kam korruptuar Sali Berishën? Unë kam korruptuar Këshillin e Ministrave? Unë e kam përfituar, familja ime dhe shyqyr që u bë ai ligj. Shyqyr që përfitojnë pronarët, kanë përfituar mijëra, mijëra pronarë. Nga ai ligj. Ja, unë ky që po flet këtu, i bie që unë duhet të hetoj SPAK-un se unë kam korruptuar Sali Berishën… Flavio Qarri: E kuptoj, ishte pyetje juridike avokat për komentet e Taulant Ballës. Si i vlerësoni ato? Flas për përgjigjet që i dha brenda. Kujtim Cakrani: Taulanti është kallëzues i rremë vëlla. Taulanti nuk ia ka bërë kallëzimin Taulantit. Duhet të kuptoni diçka. As për zotin Meta nuk e ka bërë kallëzimin ata. Kallëzimet janë bërë diku tjetër, e kupton? Taulanti është kallëzues i rremë. Taulanti nuk u përgjigj dot asnjë pyetje, nga ato që ai kishte shkruajtur vetë në kallëzimin penal. Dhe unë të isha si Malltezi sot do merrja të zbardhur transkriptin e e gjykatës së sotme do t’i bëja kallëzim penal atij individi, atij palaço. E kuptoni apo jo? Sepse këta krijojnë urrejtje, alimentojnë urrejtje sot akoma ndaj pronarëve legjitimë. E kupton apo jo? Kjo është e pafalshme, është e papranueshme. Taulant Balla dje nuk ka thënë asgjë nga ato që kishte në kallëzim. Madje mori kallëzimin do lexonte kallëzimin se s’dinte çfarë kishte shkruajtur. Sepse ai, ai nuk e ka bërë vetë dhe ai nuk ka ditur çfarë ka bërë. Ajo ka qenë, ajo çështje kur është kallëzuar, është kallëzuar për shpërdorim detyre. Dhe ajo është kallëzuar për Jamarbër Malltezin, jo për Sali Berishën. Po mua, si ka mundësi që ti, prokuroria e posaçme hetoi Jamarbër Malltezin pa emër deri, dy javë para se të nxirrte, të kërkonte masën e arrestit. Dhe ndërkohë pse duhet ta hetonte ajo dhe jo prokuroria e Tiranës? Që këtu ka lindur gjithë, kleçka juridike. Nëse dikush, nëse unë çoj një kallëzim penal për një individ që nuk ka lidhje fare me, pushtetin e kështu me radhë, në kuptimin që nuk e lidh gjë. S’ka pasur funksione publike e kështu me radhë, përse duhet ta hetojë SPAK-u? Po ajo kishte një qëllim prapavijë, sepse duhej patjetër të involvohej, të përfshihej zoti Berisha. Kjo është e vërteta. Është te zoti Meta që i kanë hetuar vjehrrën e zotit Meta, si ka marrë tokën në 91-shin, kanë thirrur dhe komisionin e tokës të 91-shit, si ka marrë tokën zonja, ajo ish-vjehrra e zotit Meta, e kupton çfarë bëjnë këta more o ti? E kupton çfarë kapërcimesh juridike bëjnë këta apo jo? Kjo është e tmerrshme me këta sepse, sepse këta nuk mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre o Flavio. Ky është, problemi i kësaj. Nuk mbahet përgjegjësi për veprimet e tyre kur ju prishet nesër në gjykatën e Strasburgut. Po sa vendime kemi ne që na ka prishur gjykata e Strasburgut…