“Këtë datë nuk do ta harroj kurrë”. Nora Malaj: Për Qëndresën dhe gratë shqiptare që guxojnë! 

Ish deputetja e LSI, Nora Malaj ka reaguar me mirënjohje në rrjetin social facebook për Qëndresa Sadriu, e cila u zgjodh si deputete në Parlamentin e Kantonit të Zyrihut.

Statusi

Për Qëndresën dhe gratë shqiptare që guxojnë !
Kjo është Qëndresa Sadriu , që zgjidhet së fundmi deputetja shqiptare nē Parlamentin Zvicerian! Një bravoooo të madhe për të gjitha vajzat dhe gratë shqiptare, kudo që janë, në Shqiperi dhe në çdo vend të botës që na bëjnë të ndjehemi krenare!
Cdo grua është nje aset për shoqërinë! Ju rekomandoj ta lexoni dhe të vlerësoni e të ndaleni së shari e fyer gratë e vajzat! Ato meritojnë të duhen, vlerësohen e promovohen!

Jam krenare per ty Qëndresa !??????

 

Pas zgjedhjes së saj si deputete në Parlamentin e Kantonit të Zyrihut, Qëndresa Sadriu, në një prononcim ekskluziv për “albinfo.ch” thotë se ndihet krenare që është shqiptarja e parë e zgjedhur në Parlamentin e Kantonit të Zyrihut.

Ajo theksoi se është befasuar me rezultatin, pasi ajo ka garuar me politikanë shumë të njohur zviceranë nga ky kanton.

Ndër të tjera, Qëndresa shprehet se kjo është një fitore jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të si femër e re.

“Këtë datë nuk do ta harroj kurrë edhe për shkakun se lidhet me përvjetorin e sulmeve te NATO-s mbi forcat serbe në Kosovë”, deklaroi Qëndresa Sadriu.

Share it :