Këlliçi para protestës: Rama bunkerizoi parlamentin duke mos i hequr imunitetin Ballukut

Këlliçi para protestës: Rama bunkerizoi parlamentin duke mos i hequr imunitetin Ballukut

Deputeti demokrat Belind Këlliçi tha se në protestën e sotme do jepen mesazhe kryesore për skandalet që kanë ndodhur në Shqipëri nga qeveria, ndërsa u ndal te rasti i Ballukut, që sipas tij “është kryeskandali që ka penguar integrimin e Shqipërisë”.

Ai tha se Brukseli e ka thënë troç, që dosja e Ballukut dhe ajo e AKSHI-t janë test kritik për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Këlliçi gjithashtu u shpreh se Rama bunkerizoi parlamentin duke mos i hequr imunitetin Belinda Ballukut.

“Rasti Balluku është një rasti i paprecedente, ku Brukseli ka folur shkoqur, në rastin e imunitetet të Belinda Ballukut është thënë troç që heqja e imunitetit të Ballukut dhe hetimi i kësaj dosje dhe i AKSHI-t nga ana e SPAK është test kritik për integrimin në BE. Ca bëri Rama?! Bunkerizoi parlamentin, bunkerizoi me 82 votë këtë institucion dhe u kthye në një mbrojtje personale për interesa korruptive”, tha Këlliçi për News24.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :