Kandidati i opozites Belind Këlliçi ishte sot në Kashar, pjesë e zonës industriale të Tiranës dhe ka disa hyrje-dalje në superstradën Tiranë-Durrës, në aksin më të rëndësishëm për ekonominë e vendit.
“Pavarësisht pozitës shumë të favorshme gjeografike, banorët e Kasharit vuajnë mungesën e infrastrukturës jetike për vitin 2023.
Unë dhe ekipi shkuam në Kashar për të biseduar me banorët dhe për t’i njoftuar se së shpejti do të kenë alternativën tonë programore, e cila do e nxjerrë Kasharin nga harresa totale dhe mungesa e investimeve të Bashkisë Tiranë këto 8 vite.”



