Kastrati dhe Mane i dhanë miliona McGonigal”/ Kush është gazetari amerikan që akuzoi dy biznesmenët e mëdhenj

Gazeta e njohur Washington Examiner ka publikuar së fundi lajmin se dy biznesmenët e njohur shqiptarë Samir Mane dhe Shefqet Kastrati kanë paguar ish-agjentin e FBI MCGonigal, kundrejt premtimit se nuk do të shpallen non-grata nga SHBA. Në Komentin e Ditës në Dritare TV, gazetari Dritan Hila foli për këtë artikull të gazetarit John Schindler, ku tha se akuzat ndaj dy bosëve më të mëdhenj në Shqipëri, duhet të sqarohen, pasi vijnë nga një njeri i rëndësishëm që e njeh mirë botën e nëndheshme të Ballkanit.

Në një artikull të Uashington Examiner flitet për lidhjet e tjera përveç politikës që Mc Gonigal ka pasur në Tiranë dhe gjobat që ai iu ka vënë biznesmenëve shqiptarë nën kërcënimin e shpalljes non grata. Në këtë artikull të gazetarit John Schindler thuhet se Shefqet Kastrati bosi i firmës së karburanteve, ka paguar një shifër prej 13 milionë dollarë që emri i tij të mos futej në listën e non gratave.

Ndërsa Samir Mane, bosi i Balfin Group, gjithashtu ka paguar, nuk permendet shifra por sqarohet që në total biznesmenët shqiptarë i dhanë Mcgonigal 30 milione euro. Se si është paguar kjo shifër, kesh apo bankë kjo nuk dihet.

John Schindler është një ish-oficer i kundërinteligjencës amerikane. Ka punuar në ‘Nacional Security Agency’ e cila u krijuar si bashkim i gjithë agjencive për të koordinuar veprimtarinë e agjencive të inteligjencës.

Ka punuar gjithashtu si analist, mendohet që ka qenë operativ në Ballkan, sidomos gjatë periudhës së Luftës në Bosnje për të studiuar lidhjet që kishte lufta e Bosnjes edhe me xhihadistët, me terroristët islamik që vinin nga frontet e Afganistanit.

Ka shkruar disa libra, ka shkruar për historinë e rënies së perandorisë austro-hungareze, librin Xhihadi në Ballkan, etj. Personalisht e kam lexuar dhe konspektuar të gjithë këtë libër dhe ishte shumë interesante ajo që ai shkruante, ai flet aty dhe për UÇK. Është një njeri që nuk është aspak pro mysliman, madje ka një lloj alergjie ndaj islamit politik, nuk është as anti serb. Nuk hyn tek njerëzit që rreshtohen politikisht. E njeh shumë mirë terrenin ballkanik dhe botën e nëndheshme të Ballkanit.

Është detyrë që këta dy persona si Samir Mane dhe Shefqet Kastrati të japin dhe shpjegimet për këto akuza sepse njeriu që bën akuzat nuk është një njeri qesharak, është një njeri serioz që njeh botën e nëndheshme të Ballkanit, është marrë për vite me radhë me të. Madje po të lexosh biografinë e tij cilësohet ‘Ekspert i Ballkanit i Lindjes dhe në përgjithësi i Lindjes së Mesme’, pra e njeh shumë mirë botën ish- komuniste“, tha Hila.

Share it :