Kapet me 600 mijë Euro trafikanti shqiptar

Një shqiptar 24 vjeç me iniciale H.E. është arrestuar nga policia e Mantovas në Itali për posedimin dhe shitje droge, raportojnë sot mediat lokale.

Efektivët kanë sekuestruar një sasi 96 kg marijuhanë në një hotel në Solferino, ku i riu jetonte prej disa muajsh.

Droga, e ndarë në pako, ishte e fshehur në tre çanta dhe dy thasë të zinj. Droga vlerësohet se do të sillte 600 mijë euro nëse hidhej në treg.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :