Një sasi droge me vlerë 10 milionë euro është sekuestruar në brigjet e Salentos. Në pjesën e fshehur të një skafi, është gjetur sasia prej 1 ton e drogës së kapur.
Pas këtij lajmi, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, thotë se LSI-ja ka denoncuar prej kohësh mungesën e sigurisë në kufijtë shqiptarë, dhe sidomos të radarëve, që siç thotë Braimllari, ”fiken dhe ndizen me urdhër politik të Edi Ramës, për të favorizuar krimin e organizuar”,-shkruan Braimllari në një postim në facebook.
”Ky kryeminister çdo ditë e më shumë po e bën Shqipërinë lajmin kryesor në Europë për eksportimin e krimit të organizuar, për trafikimin e lëndëve narkotike dhe drogërave të forta, për mungesën e sigurisë në porte dhe aeroporte dhe në çdo pikë kufitare”,-shkruan Braimllari.
Sipas deputetit të LSI-së, Rama ka një plan antikombëtar, plaçkit pronen publike, trafiko lëndë narkotike dhe pastro paratë e drogës. ”Ky dhe hajdutet e tij pasurohen, shqipëtarët varfërohen”,-thotë më tej deputeti i LSI-së.




