Kaos te Kuvendi/ Protestuesit çajnë bllokadën, policia ujë me piper dhe gaz lotsjellës drejt tyre

Kaos te Kuvendi/ Protestuesit çajnë bllokadën, policia ujë me piper dhe gaz lotsjellës drejt tyre

Situata para Kuvendit të Shqipërisë është përshkallëzuar, teksa protestuesit kanë çarë bllokadën e vendosur nga Policia e Shtetit dhe kanë tentuar të avancojnë drejt godinës së Parlamentit.

Pas përplasjes me forcat e rendit, një pjesë e protestuesve u zhvendosën drejt kryqëzimit të Unazës, në afërsi të Rrugës së Elbasanit, ku tentuan të bllokojnë qarkullimin, pasi nuk u lejuan të afrohen pranë Kuvendit.

Protestuesit kanë hequr dy gardhe metalike të vendosura në anën e sipërme të bulevardit, ndërsa policia ngriti një tjetër barrierë sigurie në kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit për të penguar avancimin e turmës.

Pas çarjes së bllokadës, policia ka përdorur autobotët me ujë, spraj me piper dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve, duke sjellë reagimin e këtyre të fundit me vezë.

Protesta po zhvillohet paralelisht me seancën e fundit plenare të këtij sesioni parlamentar. Qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, dhe kastës së vjetër politike

Share it :