Kalaja dyshime për presion ndaj prokurorëve: Hitaj- Torba, takim me drejtuesin e Prokurorisë Tiranë?!
Avokatja Adriana Kalaja ngre dyshime mbi një presion të mundshëm të pushtetit ndaj organit të akuzës, teksa policia sa vjen dhe shton numrin e studentëve të arrestuar në protestat që po zhvillohet në Tiranë e jo vetëm prej 9 ditësh.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kalaja ngre dyshime për një takim të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe drejtorit të Policisë Tiranë me drejtuesin e Prokurorisë Tiranë, me qëllim që t’u bëhet presion prokurorëve mbi qëndrimet që këta të fundit po mbajnë për arrestet e paligjshme dhe masat e sigurisë ndaj studentëve.
Kalaja paralajmëron se pavarësisht presionit të pushtetit, këta të fundit nuk do t’ia dalin të burgosin të rinjtë, ndërsa shton se fundit për ta do të jetë afër.
Statusi:
A shkuan sot banditët Skënder Hitaj dhe Oligert Torba, në takim me drejtuesin e Prokurorisë sëTiranës, për t’i bërë presion prokurorëve, lidhur me qëndrimin që po mbajnë për arrestet e paligjshme dhe masat e sigurisë të fëmijëve tanë heronj?
Nuk do ja dilni dot.
Ju erdhi fundi.




