Nëse e pini kafen vetëm për shkak të ndjenjës së kthjelltësisë që ju ofron, jeni duke e gënjyer veten, pasi që nuk ka dëshmi që kafeina ka efekt që zgjon, thonë shkencëtarët.
Në kohën e recesionit global keni hequr dorë nga shumë rituale dhe kënaqësi, por “as të vdekur” nuk keni ndërmend të hiqni dorë nga mbetja e fundit e rutinës dikur normale të jetës – nga kafja e parë e mëngjesit? E pse të hiqni dorë? Kafja megjithatë nuk është aq e shtrenjtë që të jetë luks të cilin nuk mund t’ia lejoni vetes, por as nuk mund të paramendoni fillimin e ditës pa pirë një apo dy gllënjka të këtij lëngu pak të hidhur, i cili ju ndihmon t’i mbani sytë të hapur. Nëse e pini kafen vetëm për shkak të ndjenjës së kthjelltësisë që ju ofron, e gënjeni veten, thonë shkencëtarët. Shkencëtarët nga Universiteti East London kanë kryer studimin në të cilin kanë testuar efektin e kafes në organizmin tonë dhe kanë përfunduar se si efekti i tij kryesisht është në kokat tona dhe pasojë e pritjeve tona. Nëse e pimë kafen me kafeinë duke pritur që do të na zgjojë, truri ynë me të vërtetë do të sillet ashtu, por vetëm për shkak të autosugjestionit, dhe kurrsesi për shkak të ndonjë efekti “magjik” të kafeinës. Çerekut të parë të të anketuarve shkencëtarët u kanë dhënë kafe me kafeinë dhe saktësisht u kanë thënë se çka janë duke pirë, çerekut tjetër u kanë dhënë kafe pa kafeinë, por u kanë thënë që janë duke prirë kafe me kafeinë, çerekut të tretë u kanë dhënë kafe pa kafeinë, por u kanë thënë që janë duke pirë atë pa kafeinë, ndërsa çerekut të fundit i kanë dhënë kafe pa kafeinë dhe u kanë treguar saktësisht se çka janë duke pirë. Pas 55 minutash kanë testuar aftësitë psikomotorike dhe mentale të katër grupeve. Njerëzit të cilët kanë pirë kafe pa kafeinë, por njëkohësisht kanë qenë të bindur që kafja e tyre ka kafeinë i kanë zgjidhur testet njëlloj mirë si edhe ata të cilët me të vërtetë kanë pirë kafe me kafeinë. A do të thotë kjo që kafja e mëngjesit është shprehi krejtësisht e pakuptimtë? Kurrsesi. Hulumtimet e mëhershme kanë treguar që kafja në mënyrë të dëshmuar rrit humorin, ndërsa shkencëtarët pohojnë edhe që ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut.
Nga vjen kolesteroli i lartë
Njerëzit i merr frika me shqiptimin e frazës kolesterol i lartë. Më shumë e lidhin kryeisht me sëmundjet e zemrës dhe ushqimin dhjamor. Kolesteroli megjithatë mund të ndikohet sikurse nga faktor genetik, ashtu dhe nga jeta jo e shëndetshme. Përveç nivelet e kolesterolit të përgjithshëm kardiologët ndjekin dhe të ashtuquajturin “i keqi” (LDL) dhe “i miri” (HDL) kolesterol. Të dëmshëm për shëndetin janë normat e larta të klestirolit të keq në gjakun. Ulja e kolesterolit të mirë po ashtu fsheh rreziqe. Shkaqet kryesore për rritjen e kolesterolit janë: Predispozicioni gjenetik. Rastet më të shpeshta të kolesterolit të lartë kanë njerëzit me predispozicion genetik dmth ata prindërut e të cilave kanë qenë me probleme me kolesterolin. Ai mund të çelet nga faktorë të ndryshëm midis të cilave mënyra e jetesën jo të shëndetshme. Mungesa e aktivitatit fizik dhe trashja. Mënjura e jetesës me lëvizje të pakta ulin nivelin e kolesterolit të mirë. Pesha e tepërt po ashtu ul HDL kolesteroli duke rritur triglecerdet dhe rrit LDL kolesteroli. Trashja dhe kolesteroli i rritur mund të shkaktojnë çregullime serize kardiovaskulare.
Binjaket e lindura të ngjitura, do të ndahen me ndihmën e një printimi 3d
Për herë të parë në Kinë, mjekët do të ndajnë binjaket e lindura së bashku, duke shfrytëzuar kopjen e tyre, të printuar në formatin tredimensional. Motrat që kanë nga 84 ditë, kanë lindur të kapura për një pjesë të prapanicës dhe fundin e shpinës. Sipas People’s Daily, për të kryer këtë operacion të rrallë, mjekët kanë krijuar formatin artificial të vajzave, në mënyrë që të kryejnë prova paraprake. Prindërit e vajzave, që mbesin të paemëruar, janë ndihmuar nga udhëheqësja në Shanghai me 15 mijë euro, në mënyrë që vajzat e tyre të hyjnë në operacionin e ndarjes. Mjekët kanë kërkuar që ato të hyjnë në operacion, kur të mbushin nga tre muaj dhe të peshojnë së paku dhjetë kilogram. Ndryshe, sipas statistikave në çdo 200 mijë lindje të binjakëve, ata lindin të kapur.




