Jozefina Topalli përlotet live për djalin e saj/ Video

E ftuar në emisionin “Studio e Hapur” ish-deputetja demokrate Jozefina Topalli është përlotur live, teksa fliste për momentet që ka humbur në familje, për shkak të angazhimit politik.

Ajo thotë se mungesa e saj në momente të caktuara familjare, ka qenë kostoja e angazhimit të saj në politikë.

“Besoj se kostoja më e madhe për një grua është mos përjetimi i atyre momenteve të vogla, që të sjellin gëzim në jetë. Unë e kam në shpirt, s’i kam ndjekur shumë fëmijët e mi, nuk kam kanë qenë shpesh me ta. I kam ndenjur shumë herë larg. Djali im rrinte zgjuar deri natën vonë sa të vija unë dhe më hapte derën. Këto janë gjëra që nuk kthehen. Pjesa tjetër pastaj ka privilegjet e veta. Unë kam pasur fatin të takoj shumë personalitete. S’e harroj kurrë drekën që kemi pasur me Xhorxh Bushin që do njihte pavarësinë e Kosovës dhe futjen tonë në NATO. Kam qenë ulur afër tij dhe pranë kryeministrit Berisha. Për shkak se isha më afër, ne biseduam shumë gjatë. Ai ishte i thjeshtë dhe të krijohej iluzioni se ishim shokë gjimnazi. Nisi të fliste për nënën e tij Barbara”, shprehet Topalli.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :