Jorida Tabaku: Ja çfarë i pret banorët e Tiranës

Tirana që kur kanë filluar përmbytjet ka pasur probleme me ujin, për shkak se prurjet në Bovillë e kanë turbulluar. Kjo situatë ka sjellë që reagimin e deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e cila thotë se qytetarët po furnizohen vetëm 30 minuta në ditë me ujë.

 

Postim i plotë

Sikur të mos mjaftonte katastrofa që prodhoi shiu, në televizione shfaqen kronikat e regjistruara të kryetarit të bashkisë Tiranë, i cili, vazhdon të prodhojë show me regji qendrore nga zyrat e Bashkisë edhe në këto çaste kaosi që janë peshqesh prej keqmanaxhimit te tij më shumë se sa prej shiut.

Tirana, banorët e të cilës nga janari 2018 do të kenë një çmim më të lartë uji, po vuajnë nga uji i pijshëm edhe energjia elektrike. Gjysma e Tiranës ka vetëm 30 minuta ujë në ditë ndërsa banorët kanë gjetur zgjidhjen tek blerja e ujit që shitet nga botet private me bekimin e UKT. Pak ditë me shi që tregojnë fytyrën e vërtetë të investimeve të bashkisë në kanalizime dhe UKT.

Të nderuar qytetarë, mos harroni! Kryetari bashkisë do të shpenzojë këtë dhjetor mbi 2 mln euro që palmat shkaktare të përmbytjes së autostradës t’i zëvendësojë me pisha. Fare mirë kjo shumë mund të përdorej në shërbim të UKT që një herë e mirë ajo të mos bllokojë furnizimin me ujë prej një rreshje shiu apo një ngrice të vogël

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :