JLo shkëlqen në klipin e këngës “Back it up

jloJennifer Lopez është shfaqur shumë seksi në klipin e këngës “Back it up”. 45-vjeçarja edhe njëherë dëshmon se mosha e saj është vetëm numër, pasi vazhdon të jetë në formën më të mirë. Pavarësisht se në video ka shumë femra të bukura, JLo është ajo që tërheq vëmendjen. Kënga është bashkëpunim mes Prince Royce, JLo dhe Pitbull. Artisja në këtë klip shfaqet në disa skena, përfshirë edhe momente kur ajo është me bikini. Ndërkohë, duket se akuzat nga Maroku për “njollosje të nderit të grave” nuk e kanë shqetësuar shumë artisten. Lëvizjet në skenë të JLo duket se nuk janë mirëpritur shumë në Marok, pasi kanë ngjallur shumë debate si dhe një padi. Madje, pati reagime edhe nga zyrtarë të lartë shtetërorë, të cilët thanë se koncerti i Lopez nuk duhej të ishte transmetuar drejtpërdrejtë në televizion.

 

Bradley Cooper padit “OOPS”

irina-bradley-690x387Bradley Cooper duket se e ka marrë seriozisht mohimin e një romance mes tij dhe modeles ruse, Irina Shayk. Kjo pasi ai ka vendosur të padisë revistën franceze “OOPS”, e cila ka qenë revista e parë që ka raportuar se çifti është në një marrëdhënie. Cooper është fotografuar disa herë nën shoqërinë e Shayk, por kjo nuk do të thotë se ai nuk ka të drejtë të ankohet në gjykatën franceze, duke pretenduar se i është dhunuar jeta e tij personale. Nëse ai fiton gjyqin, revista i detyrohet të paguajë për dëmin e shkaktuar një vlerë prej 11 mijë eurosh.

 

Iggy Azalea shtatzënë?

azalea2Pas propozimit për fejesë, thashethemet kanë nisur për këngëtaren Iggy Azalea rreth një shtatzënie të mundshme. Shumë zëra pranë këngëtares kanë thënë se ky ka qënë shkaku i vërtetë pse ajo anuloi datat e koncerteve me arsyetimin se kërkonte disa ditë për tu qetësuar. Sipas revistës “OK”, Iggy Azalea dhe i fejuari i saj, Nick Young, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Një burim për revistën ka thënë: “Nick ka deklaruar edhe më parë se nëse ai dhe Iggy do të martoheshin, do dëshironte që ajo ta ulte pak ritmin e punës. Por tani miqtë e çiftit kanë raportuar se arsyeja e vërtetë e anulimit të koncerteve, turneut si dhe arsyeja se pse çifti u fejuan është se Iggy është shtatzënë”. Burimi gjithashtu ka shtuar: “Nick dëshiron një grua tradicionale, e cila gatuan dhe plotëson nevojat e familjes”. Ende nuk ka një reagim nga vetë këngëtarja, e cila njihet për shpirtin luftarak dhe se nuk e ka problem t’ia kthejë me të njëjtën monedhë të gjithë fansave përmes rrjeteve sociale.

 

Princi Harry në krah të një biondine shqiptare

princiharryshqiptarjaPrinci Harry mund t’ia ketë vënë syrin një bukuroshe shqiptare, raportojnë mediat. Ai ka pozuar me një fanse të tij gjatë një dalje të fundit publike, me vajzën që e ka shpërndarë foton në rrjetet sociale. Ngjarja mësohet se ka ndodhur kur ai i është bashkuar një stërvitje lojtarëve të Çelsit, ku edhe është “takuar” me vajzën shqiptare. Sipas mediave, vajza quhet Rudina Suti dhe është me origjinë nga Gjirokastra. Ajo prej shumë vitesh jeton në Londër dhe në Skoci, ku punon si përthyese për institucione të ndryshme. Në anën tjetër, pjesëtari i familjes mbretërore britanike njihet për pëlqimin e femrave bionde dhe për këtë shiheni duke shikuar listën e të dashurave që ai ka pasur.

 

Ja kush është fytyra e re e Moschinos

KatyPerry-fk-690x349Katy Perry është zgjedhur fytyra më e re e firmës së modës “Moschino”. Këtë e ka zbuluar vetë këngëtarja, e cila ka postuar një imazh të frymëzuar nga vitet `90 në profilin e saj të “Instagram”-it. Këngëtarja 30-vjeçare kishte veshur një kanatiere të shkurtër ngjyrë ari si dhe një fund të zi, në foton e postuar për 21.6 milionë ndjekësit e saj. “Fytyra e Moschino” ka shkruar bashkangjitur fotografisë së saj këngëtarja, e cila edhe pse kishte vetëm një orë që ishte postuar, kishte marrë mbi 175.000 pëlqime.

Share it :