Strasburg, 26 Shkurt 2016
Opinion Nr. 824 / 2015
CDL(2016)002*
Or. Engl.
KOMISIONI EUROPIAN PËR DEMOKRACI NËPËRMJET LIGJIT
(KOMISIONI I VENECIAS)
DRAFTI I OPINIONIT PËRFUNDIMTAR
PËR DRAFTIN E RISHIKUAR TË NDRYSHIMIEVE KUSHTETUESE
NË DREJTËSI
(i datës 15 JANAR 2016)
NË SHQIPËRI
bazuar në komentet e:
Z.Sergio BARTOLE (Anëtar zëvendësues, nga Italia)
Znjsh.Hanna SUCHOCKA (Anëtare, nga Polonia)
Z.James HAMILTON (Ekspert, Ish Anëtar, nga Irlanda)
Z.Konstantin VARDZELASHVILI (Ekspert,
Ish Anëtar Zëvendësues, nga Gjerogjia) Hyrje I.
1. Më 1 Tetor 2015, zoti F.Xhafaj, Kreu i Komitetit Parlamentar (Ad hoc) për Reformën në
Drejtësi, kërkoi opinionin e Komisionit të Venecias për Draftin e Ndryshimeve në Kushtetutën e
Shqipërisë (CDL-REF(2015)037), të përgatitur nga Grupi i Lartë i Ekspertëve, i ngritur nga
Komisioni Ad hoc.
2. Më 18 Dhjetor të vitit 2015, Komisioni i Venecias përshtati një Opinion Paraprak për Draftin e
Ndryshimeve (CDL-AD(2015)045),*1 i përgatitur në bazë të komenteve të Z.S. Bartole, Znjsh.
H. Suchocka, Z. J. Hamilton dhe Z.K. Vardzelashvili.
*1 Opinioni Paraprak për Draftin e Ndryshimeve Kushtetuese për Sistemin Shqiptar të Drejtësisë, përshtatur nga
Komisioni i Venecias në Seancën Plenare të 105të (në Venecia, 18-19 Dhjetor 2015).
3. Pas rekomandimeve të formuluara nga Komisioni i Venecias në Opinionin Paraprak,
Komisioni Ad hoc rishikoi Draftin e Ndryshimeve, dhe, më 15 Janar të vitit 2016, dorëzoi për
shqyrtim te Komisioni i Venecias Draftin e Rishikuar të Ndryshimeve Kushtetuese (më tej në
tekst do të quhet Drafti i Ndryshimeve). Një version i qëndrueshëm i Draftit të rishikuar të
Ndryshimeve gjendet në CDL-REF(2016)008. Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për
Integrim dhe Partia për Drejtësi, Unitet dhe Integrim, sollën vërejtjet e tyre rreth Draftit të
Ndryshimeve (shiko CDL-REF(2016)012, CDL-REF(2016)013, dhe CDL-REF(2016)014). Këto
komente janë marrë parasysh nga raportuesit para përgatitjes së këtij opinioni përfundimtar.
4. Më 21-22 Janar 2016, një grup përfaqësuesish nga Komisioni i Venecias vizitoi Tiranën dhe
u takua me zyrtarët shtetërorë dhe politikanët e përfshirë, si dhe me përfaqësues të komunitetit
të ekspertëve. Delegacioni shpreh mirënjohjen për organizimin e mirë të vizitës në vend, dhe
për këmbimet e dobishme të mendimeve.
5. Ky Opinion bazohet mbi përkthimin në anglisht të Draftit të Ndryshimeve që u dorëzua nga
Komisioni Ad hoc. Përkthimi mund të mos e pasqyrojë gjithnjë me saktësi versionin origjinal në
të gjitha pikat e tij, ndaj mund të ndodhë që të ketë paqartësi për shkak të përkthimit.
6. Ky opinion është përshtatur në Seancën Plenare të Komisionit të Venecias (…).
II SHËNIME TË PËRGJITHSHME
7. Konteksti i përgjithshëm i reformës kushtetuese në Shqipëri përshkruhet në Opinionin
Paraprak. Për të kujtuar disa elemente bazë, Komisioni i Venecias vëren se Drafti i
Ndryshimeve ndahet në tri pjesë: Së pari, ndryshimet që shihen si të nevojshme për të
ndihmuar anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian; së dyti, ndryshimet që kanë qëllim
reformimin përfundimtar të sistemit të drejtësisë; së treti, vendime të përkohshme në lidhje me
masat e jashtëzakonshme që kanë si synim të verifikojnë pastërtinë e gjykatësve dhe të
prokurorëve në detyrë, si dhe që të pastrojë sistemin nga ata që dalin se janë të paaftë, të
korruptuar ose të lidhur me krimin.
8. Drafti i rishikuar i Ndryshimeve është përmirësuar në krahasim me tekstin origjinal – jo vetëm
në detaje, por edhe për sa i përket zgjedhjeve të rëndësishme në parim. Drafti i ri ka marrë
parasysh me imtësi kritikat e dhëna më parë nga Komisioni; propozimet siç janë tani janë përgjithësisht të arsyeshme. Mbeten një sërë problemesh teknike që mund të mos jenë të
pazgjidhshme. Opinioni i tanishëm nuk do ta analizojë tekstin me shumë imtësi, por do t’i
adresohet çështjeve kyçe që ngjallin më shumë debate në politikën vendase gjatë rishikimit të
Draftit të Ndryshimeve.
III ANALIZA
A Struktura e përgjithshme institucionale e panelit që do të mbikëqyrë drejtësinë
9. Në Opinionin Paraprak, Komisioni i Venecias vërejti se Drafti origjinal i Ndryshimeve u soll
për një panel shumë të ndërlikuar që merret me caktimin dhe disiplinimin e gjykatësve dhe
prokurorëve (shih §§ 65-67). Strukturimi i përgjithshëm është thjeshtuar disi në draftin e
rishikuar. Hetimi i çështje disiplinore tani i takon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe jo një
inspektorati kolegjial. Edhe sistemi i panelit që bën verifikimet individuale të gjykatësve e
prokurorëve është bërë më pak i ndërlikuar.
10. Shqetësimet për ndërlikimet në sistem, siç është shprehur në Opinionin Paraprak, vinin
kryesisht nga arsye shumë praktike: krijimi i këtyre paneleve do të kërkonte që të rekrutoheshin
kandidatë, proces që mund të jetë i pamjaftueshëm. Gjatë vizitës në Tiranë, raportuesit morën
garancinë se Shqipëria kishte një numër domethënës personash të kualifikuar për këto pozita,
të cilët mund ta vinin sistemin në punë.
11. Për më tepër, nga një pikëpamje më teorike, është e vështirë të caktohet se cili prej këtyre
institucioneve është i panevojshëm. Të gjithë kanë një listë arsyesh të forta. Miratimi
përfundimtar i balancave i takon ligjvënësit kombëtar; një sistem ku korrupsioni është më i
përhapur, mund të ketë nevojë për më shumë mekanizma kontrolluese se sisteme të tjera më të
shëndetshme. Me pak fjalë, Komisioni i Venecias është gati ta quajë të pranueshme strukturën
institucionale që është propozuar tashmë..
B Panelet e përhershme që garantojnë përgjegjshmëri dhe pavarësi në drejtësi.
1. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe të Këshillit të Prokurorisë –
çështja e shumicës së cilësuar.
12. Sipas Draftit të rishikuar të Ndryshimeve, elementi thelbësor i sistemit qeverisës të
drejtësisë është Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLSH). KLSH përbëhet nga pesë anëtarë të
emëruar nga jashtë sistemit të drejtësisë, gjashtë anëtarë nga sistemi i drejtësisë. Pesë të parët
zgjidhen nga Parlamenti, ndërsa gjashtë të tjerët zgjidhen nga kolegët e tyre gjykatës. Pesë
anëtarët e parlamentit do të zgjidhen me shumicë të cilësuar, me 3/5-tat e votave. Opozita i ka
kritikuar këto propozime, duke vërejtur se e mundësojnë qeverinë të caktojë njerëzit e saj në
këto role dhe të “kapë sistemin e drejtësisë”, meqë qeveria e tanishme ka më shumë se 60% të
vendeve në parlament. Opozita propozoi që këto emërime të miratohen me një shumicë të
cilësuar me 2/3-at e votave të Parlamentit. Në mbështetje të kësaj kërkese, opozita i referohet
paragrafit 55 të Opinionit Paraprak.
13. Komisioni i Venecias vëren se 2/3-tat e Parlamentit kërkohen për të marrë vendime shumë
të rëndësishme – për shembull, ndryshimet kushtetuese (Neni 177 paragrafi 3) ose kur duhet t’i
referohen propozimeve për ndryshme që ratifikohen me referendum. Pragu me 2/3-tat e votave
është i zakonshëm për ndryshime të kushtetues: për më temor, “shumica e cilësuar kërkohet
kryesisht në zonat më të ndjeshme, sidomos në zgjedhjen e zyrtarëve ët larët të institucioneve
shtetërore”. *2. Megjithatë, nuk ka asnjë kërkesë të detyrueshme në ligjin e praktikën
ndërkombëtare që të kërkojë të njëjtën shumicë prej 2/3tat edhe për zgjedhjen e krerëve të
institucioneve të larta: pragu i përshtatshëm i votave në çështjen e lartpërmendur varet më shumë nga pikëpamjet politike se sa nga ato ligjore.
2 CDL-AD(2013)028, Opinion për draft-ndryshimet e tre masave kushtetuese në lidhje me Gjykatën Kushtetuese,
Prokurorin e Lartë të Shtetit dhe Këshillin Gjyqësor të Malit të Zi, § 7.
14. Dëshira e opozitës për një shumicë me 2/3-tat është e kuptueshme, pasi kështu ata mund
ta detyrojnë shumicën në pushtet që të gjejë kompromise. Megjithatë, Komisioni i Venecias
thekson se paragrafi 55 i Opinionit Paraprak nuk ka rekomanduar një shumicë me 2/3-tat. Të
dyja shumicat cilësuese janë të ligjshme, dhe metoda e tanishme e zgjedhjeve që ka propozuar
Drafti i Rishikuar i Ndryshimeve (me 3/5-tat e votave) është një zgjidhje e pranueshme nga ana
parimore. Në fakt, edhe kërkesa për të pasur një shumicë me 2/3-tat e votave, për të cilën
këmbëngul opozita, mund të mos mjaftojë për ta arritur këtë qëllim. Kjo shihet në shembullin e
Hungarisë, të dhënë në paragrafin 55. Për më tepër, kërkesa për 2/3-tat, pa pasur një
mekanizëm kundër ngërçeve të mundshme, mund të sjellë bllokimin e të gjithë reformës.
Komisioni i Venecias thekson se nuk ka për detyrë të propozojë një rregull specifik kushtetues
për zgjedhjen e anëtarëve nga Parlamenti në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Në Opinionin
Paraprak, Komisioni vetëm thekson nevojën për të garantuar një përbërje pluraliste të KLSH,
edhe nëpërmjet zbatimit të legjislacionit, në mënyrë që KLSH të përfaqësojë një hapësirë të
gjerë mendimesh dhe prirjesh të shoqërisë. Komisioni i Venecias rithekson se anëtarët e KLSH
që zgjidhen nga Parlamenti nuk duhet të zgjidhen vetëm nga shumica parlamentare, ndaj një
shumicë e cilësuar mund të jetë zgjidhje e mundshme që do të sjellë kandidatë me mbështetje
nga të gjitha palët.
15. Megjithatë, përbërja pluraliste e KLSH mund të arrihet dhe me mënyra të tjera, jo patjetër
duke caktuar një prag të lartë votash. Drafti i Ndryshimeve ka që tani një sërë elementesh që
ndihmojnë për ta arritur këtë qëllim. Së pari, gjashtë nga njëmbëdhjetë anëtarë të KLSH (pra,
shumica absolute) zgjidhen nga gjykatësit nëpërmjet një procedure të hapur e transparente, të
bazuar në disa kërkesa specifike për kualifikim. Prania e fortë e gjyqësorit në KLSH i ul rreziqet
për kapje politike.
16. Së dyti, për sa i përket anëtarëve të KLSH të zgjedhur nga parlamenti, procesi për emërimin e tyre
është po aq i rëndësishëm sa dhe mënyra e zgjedhjes. Shkëputja e tyre nga politika mund të sigurohet
nëpërmjet një procesi emërimi të hapur dhe transparent, si një nismë e trupave të pavarur për emërime
(universitete, OJQ, shoqata avokatie, etj), dhe që plotësohen nga Këshilli i Emërimeve Gjyqësore, që
përbëhet nga anëtarë të drejtësisë. Ky proces emërimi garanton që parlamenti të zgjedhë midis
kandidatëve më të kualifikuar, dhe jo vetëm nga të emëruarit politikë.




