Izoloi dhe monitoronte gruan në shtëpi me kamera, lihet në burg 34-vjeçari

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për 34-vjeçarin Asqeri Mandri, i cili akuzohet se prej muajsh dhunonte dhe mbante të mbyllur në banesën e tyre në Kodër Institu, gruan e tij, duke e monitoruar 24 orë me kamera.

Mbi Asqeri Mandrin rëndon akuza për veprën penale “dhunë në familje”, teksa vendimi është marrë nga gjyqtari Fuat Vjerdha.

Dyshohet se këto akte akte, Asqeri Mandri i ka marrë për shkaqe xhelozie, teksa çifti ishte në proces divorci. I riu kishte 6 muaj që ishte kthyer nga Gjermania e prej atëherë ai kishte vënë kamera në ambientet e banesës në Kodër Institut. Në çdo dhomë kishte vendosur nga 3 kamera në kënde të ndryshme, përfshirë edhe ambientet jashtë.

Vendimi:

Më datë 04.02.2024, shtetasja me iniciale L.M, banese në Kodër Kamëz, Tiranë, ka bërë kallëzim për ushtrim dhune fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme, si dhe monitorimin me kamera në çdo cep të shtëpisë, nga bashkëshorti i saj, shtetasi me iniciale A.M.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka zhvilluar gjykimin, lidhur me vlerësimin e ligjshëm të “arrestit në flagrancë” dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest ne burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale A.M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “dhunës në familje”,  e parashikuar nga neni 130/a, paragrafi i tretë i Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 365 Akti, datë 08.02.2024, ka vendosur:

-Vlerësimin e ligjshëm të “arrestit në flagrancë” të personit nën hetim A.M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje” të parashikuar nga neni 130/a/3 i Kodit Penal.

-Caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për personin nën hetim A.M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje” të parashikuar nga neni 130/a/3 i Kodit Penal.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të  bërë nga personi nën hetim me iniciale A. M, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, lidhur me masën e sigurimit personal  nga “arrest në burg” në atë  “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” .

Në përfundim të gjykimit, më datë 23.02.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Fuat Vjerdha,  vendosi:

– Miratimin e vendimit me nr. 365 Akti, datë 08.02.2024 të Gjykatës të Shkallës së Parë të  Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Më keq se Vuçiçi’/ Berisha: Rama vuri sanksione ndaj Kosovës, çfarë duhet të bëjë tjetër të quhet kryetradhtar Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Foltoren në qytetin e Dibrës ka krahasuar qëndrimin e kryeministrit Rama ndaj Kosovës si “më të rëndë se ai i presidentit serb Aleksandar Vuçiç”. Berisha tha se qeveria shqiptare ka mbajtur qëndrime që dëmtojnë interesin e Kosovës dhe të shqiptarëve në rajon, duke përmendur takime dhe iniciativa rajonale që kanë synuar rishikimin e kufijve të Kosovës. Ai akuzoi Ramën për qëndrime politike në samite rajonale dhe për përdorim simbolikash, të cilat kanë përçuar mesazhe të gabuara për statusin e Kosovës. Berisha tha gjithashtu se Shqipëria ka mbajtur qëndrime të paprecedenta ndaj Kosovës, duke përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve, të cilat i cilësoi si të dëmshme për marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas tij, veprime të tilla nuk kanë ndodhur më parë nga asnjë qeveri shqiptare dhe përbëjnë, siç u shpreh, devijim nga interesat kombëtare. Deklarata e plotë: Dibrane dhe dibranë, shqiptare dhe shqiptarë, mendoni pak. Mendoni pak çfarë i bëri Kosovës. Më tepër se Vuçiçi. Absolutisht më keq. Ja të ndalemi. Erdhi në pushtet, drejt e në Beograd. Nuk ishte me katër sy. Ishte me gjashtë sy, aty ishte dhe Batoni, ish-agjenti personal i Stankoviçit. Çfarë ra dakord aty? Çfarë u bë? Doli që Kosova duhet të dorëzojë territore. Doli që duhet të ndryshojnë kufijtë e Kosovës. Paçka se Kosova kishte fituar gjyqin ndërkombëtar. Paçka se në gjykatë ndërkombëtare nuk kishte paditur Kosova, kishte paditur Serbia, Kosovën. Dhe Kosova kishte, dhe Serbia kishte humbur gjyqin. Dhe gjykata i kishte njohur kufijtë ekzistues si kufi ndërkombëtar të Kosovës. Gjykata e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Po ato nuk i njihte Vuçiçi. Dhe tani duhet t’i vinte në diskutim edhe argati i tij. Dështoi me këtë. Shkoi në Novi Sad. Mos harroni kurrë atë hartë të vendosur në katedrën ku po flisnin, e cila tregonte Kosovën pjesë të Serbisë. Në qoftë se simbolet flasin, ai ishte simboli më i urryer ndaj shqiptarëve. Edi Rama fliste aty duke patur përpara një hartë në të cilën Kosova ishte shkrirë, s’ekzistonte më. Dhe këtë hartë e postoi në Facebook-un e tij. Cili ishte kuptimi? Kosova duhej të ndahej. Projekti i parë që thoshin, ja po ti kalojmë ca fshatra të të, aty Preshevës vijnë këtej, këto shkojnë andej e këto me radhë, absolutisht s’ishte asgjë tjetër, vetëm Serbia gjer tek Patrikana në Pejë, i merrte të gjitha ato territore. Ky projekt ishte i Slobodan Millosheviçit dhe e ka sjellë në zyrën time nëpërmjet ndërmjetësve nga Greqia dhe Turqia disa herë. Por natyrisht s’më shkonte mendja kurrë të pranohej. Dështoi dhe me këtë. Vuri sanksione, i pari në Evropë që vuri sanksione ndaj Kosovës. A mund të ndodhë kjo mor miq? Po çfarë duhet të bëjë tjetër më shumë të quhet kryetradhtar? Si moj i vure sanksione? Çfarë të bëri Kosova ty që i vure sanksione? Përveç respektit. Ju e dini çfarë respekti dhe adhurimi kanë për Shqipërinë. Paditi kryeministrin e Kosovës në gjyq, s’ka ndodhur kurrë. Një kryeministër të padisë kryeministrin tjetër. Ky po, e paditi. E paditi sepse natyrisht nuk mund të pranonte kurrë aktet e tij të copëtimit të Kosovës. Do hartonte ky, Paniç i ri, statutin e Asociacionit të komunave serbe si një shtrirje të shtetit serb në Kosovë. Po si mundet? Si mundet një shqiptar? Po se mori përsipër këtë as kryeministri i Maqedonisë, as i Bullgarisë, as i Rumanisë, asnjë! Si mundet ti të jetë një argat i verbër i Vuçiçit? Dhe Veriu i Kosovës tokë e askujt. Ta marrin në dorë KFOR-i. Do kthehet në kohën e bronzit. Se sipas tij Putini do hidhte armë bërthamore në Kosovë.