Ishte në kërkim për mashtrim kompjuterik, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Një 30-vjeçar nga Fieri që ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Punësimi i paligjshëm”, u arrestua në Tiranë.

30-vjeçari R. H. u kap në rrugën “Dalip Topi”. Gjatë kontrollit fizik atij iu gjet se sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël kanabisi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :