Ishte e zhdukur, gjendet duke ushtruar prostitucion

perdhunimNjë e mitur 15-vjeçare, ishte shpallur e zhdukur prej afro tre javësh, policia e gjen duke ushtruar prostitucion në një prej lokaleve të Tiranës.

Për shkak të moshës së saj të mitur, policia ka nisur procedim në gjendje të lirë.

Ndërkaq policia ka arrestuar 3 persona të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni, të cilët janë identifikuar si F.Xh, 26 vjeç,  I.P 46 vjeç  dhe A.M, 43 vjeç, banuese në Tiranë.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se vajza ushtronte prostitucionin në një lokal që ndodhet në fshatin Ibë të kryeqytetit.

Ajo ishte shpallur në kërkim nga policia që me 6 maj 2015.

Share it :