Në një postim në llogarinë e tij në Facebook ish-deputeti Myslim Murrizi ka postuar listën e çmimeve të ushqimeve gjatë regjimit komunist.
Sic ai shkruan në postimin e tij, një listë e tillë me çmime ishte e varur në çdo supermarket komunist.
“Çmimet në “ supermarket” gjatë rregjimit komunist
Kjo tabelë ishte e varur në çdo “ market” e në çdo “qendër tregtare” që ekzistonte në atë kohë ku edhe qentë pushkatoheshin çdo 3 muaj
Një tabelë kartoni në çdo dyqan pas kurrizit të shitësit që rrinte “krekosur” me një bluzë ngjyrë blu në të zezë nga zhuli dhe e bërë me plot njolla vaji, reçeli, marmallate etj
Ehhhhh çfarë “ mrekullie” kanë jetuar Shqiptarët për 45 vjet rresht!!!!!”




