Heroi kombëtar, Isa Boletini do të rivarroset në 10 qershor në vendlindjen e tij në Boletin të Mitrovicës.
Lajmin e konfirmoi kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri i cili tha se vendimi u mor në vota unanime në një mbledhje të Këshillit Organizativ.
Me këtë hap, Mitrovica shfuqizon vendimin e mbledhjes së kaluar të këshillit, ku u vendos që Isa Boletini të rivarrosej në Vlorë.




