INTERVISTA / Topalli: Familja ime prej dy muajsh nën vëzhgim

Ish – deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli në një intervistë për televizionin ABC NEWS se PD në 97-ën kemi pas një opozitë të fortë. Dhe që atëherë nuk kemi marrë rezultatë më të keq se sot që jemi minus 200 mijë vota.

ZGJEDHJET

Topalli deklaroi se PD sot ka përfunduar në 28 përqindë. “Ne kemi krijuar një opozitë në 97 kur kemi marrë një rezultat pak me të mirë se i 2013-së. Kurse këtu ka ndodhë cunami me minus 200 mijë vota, por edhe është e vërtet që janë blerë vota, por nuk bënë kjo minus 200 mijë vota. Ndërkohë që sot opozita ka përfundu në 28 përqindë, ku është përgjegjësia. Ne jemi për tu bashkuar për të pasur një vizion për të bërë një opozitë, opozitë e vërtet si ajo e 97-së, por atëherë kemi bërë analizë, kurse sot nuk bëhet. Unë kam dhënë dhashë dorëheqjen edhe pse në 2014 nuk ishin me pak se 200 mijë vota minus sa janë sot. Basha në shkurt të 2014-së bëri një urdhër në përmbysjen e Partisë Demokratike. Kurse në pyetjen e gazetarit se a e keni ngrit këtë problematik, Topalli tha se “urdhëri ishte i stilit stalinist e kam ngrit këtë problematik por urdhri u dha dhe u ndalua gjithçka. Në PD jo vetëm muajin e fundit, por në fakt prej disa kohësh ka një përpjekje të vazhdueshme të grupeve oligarke që të sjellin njerëzit e tyre në radhët e Partisë Demokratike. Z.Basha është i rremë edhe kur sulmon oligarkët. Nëse në mëngjes sulmon oligarkët, në darkë ai është me oligarkët”.

LULZIM BASHA

“Ajo që kuptova është se Basha nuk do ta njihte partinë, por më pas vërtetova se nuk kishte as logjikë politike sepse në çdo profesion duhet të ketë një meritokraci dhe në parti është që të shtosh votat, por jo. Secili ka një mesazh dhe mos kandidimi i tij në bashkinë e Tiranës ishte një mesazh humbës dhe 2013-ën ishte humbës në Tiranë dhe që atëherë e pamë që PD-në ta çonte në humbje”. Kurse e pyetur se e ka bërë Basha partinë personale ajo tha “të gjitha faktet flasin për  këtë gjë dhe e rikomfirmojnë këtë gjë”. Ndërsa e pyetur nga se a ka kërkuar të bëjë një analizë për zgjedhjet e 25 qershorit, “Basha e mohoi një gjë të tillë. Mendoja që do ishte një analizë por jo. Herën dyt ne cadër. kur kërkoi te mos lejoheshin zgjedhjet ne Kavajë, kur filloi gjuhën e ashpër, kur tha të thyejmë xhamat dhe i thashe kjo nuk është e Partisë Demokratike dhe ishte krijuar një perceptim që jemi një forcë jo perendimore.”

DIBRA 2016

“Pas humbjes në Dibër ai tha do jem në mejdan kunder drogës, dhe unë thash po fillojmë një betejë. Nëse kemi një problem dhe beteja fillonë sot i thash Bashës por nuk ndodhi asnjëherë pas shtatorit 2016. Njerëzit po varfroheshin, investimet ishin shkurtuar, në katër vite janë bërë vetëm 6 protesta edhe pse njerëzit ishin të gatshëm por jo edhe kreu i PD-së.”

PARTIA DEMOKRATIKE

Në pyetjen për riorganizim të PD-së, Topallli tha se në strukturat që ka përzgjedhur Basha nuk ka të rinj “nuk ka të rinj në strukturë, lere kordinatorë, ai nuk e bëri as zgjidhjen në forumin e grave”. Topalli shtron pyetjen se “ku janë 200 mijë vota, shqetësimi është pse nuk i jepet kohë antarsis”

ÇADRA

“ Unë besova se pas protestës së 18 shkurtit që aq shumë iu përgjigjë populli do të jetë edhe çadra. Por jo. Kur qeverisja ta mbush vendin me narko trafikant ky popull reagon. Pastaj çadra pritej për të rritë presionin në qeveri për ti dhënë shpresë qytetarëve.Unë nuk kam qenë në asnjë forum nga 2013 kur i dhashë rrugë të rinjve dhe projektet dhe në 3 javët e fundit në çadër nuk kam shkuar, ishte rren dhe ishte e ngritur për karrigen e zoti Basha.”

LISTA

“Problemi nuk është aty, unë kam pas me qenë në qeveri si ministre por kam marrë vendim të jem në parlament, por edhe kisha një mëdyshje se cfar më lidhte mua me opozitën e Bashës. Por e zgjodha 2013-në duke dhënë dorëheqjen nga çdo forum. Kur une në parlament kam ngritur alarm duke folur edhe per drogen me emer e mbiemër. Unë Bashës  i kam shkuar dy herë në zyrë, heren e pare ne zgjedhje ku po mblidheshin më të korruptuarit e qeverisë, dhe në listën që kisha une për njerëz jo të mirë ishin në krye. Ku isha kundër kësaj dhe ja thashë këtë.

KANDIDATURA

Mes karriges dhe kauzes unë zgjedhë kauzën, kryetari nuk kishte të drejtë të rikandidonte kur kishim +200 vota. Lulzim basha ja kishte heq të gjithve të drejtën kurse sot ku ka heq 80 përqindë të tyre dhe ai është në listë edhe ngjyrën e pd edhe listën e pd, ps mungojnë 200 mijë vota. Unë jam një ndër ata që ky vend meriton më shumë. Do them nje fakt ka te pakten 2 muaj qe shpija ime ruhet ku pi une kafen, kjo është sjellja me mjerane, më kujton Edi Ramen. Unë po them se Basha pse slejon që ataksia ti jap përgjigje pyetjes ku janë 200 vota. Unë jam një person që thotë atë që mendojë dhe admirojë të gjithë ata në kushtet të vështira mos të heshtin. Duket se PD ka mbet pa bariun që i duhet.

KËRKESA

Kërkoj që procesi të futet në shina, në të vecant në momente kritike pas rezultatit të zgjedhjeve. Jemi në kushtet mes komikes dhe tragjikes, është urdhri i parë dhe është tërësisht anti statutorë dhe pas reagimit të Ristanit i cili bënë thirje që procesi të jetë statusor. Gënjeshtra, e di si duket, ne e masim kohen me minuta ai me gënjeshtra. Basha edhe në kryesinë e tij ka mbetur me 14 vota, procesi do të anullojë, ai është i frikësuar. janë 200 mijë demokratë që s’kanë votuar, ata kanë arsye.

BERISHA

Ne e ngritëm PD dhe e çum në kulm. Unë nuk kam qenë ndonjëherë kandidate dhe nuk kam pas ambicie. Unë besoj që kjo forcë. Të rrezojmë këtë qeveri dhe ta fillojmë. Zoti Berisha as pengon as nuk diskuton, ai respekton të gjithë. Sali Berisha e dha dorëheqjen para katër viteve une dhe shumë të tjerë se vendi po jetë pa opozitë dhe ka mundësi që të i sjellim edhe njëherë akte morale.

*Intervistë e zbardhur nga standard-al-207047.hostingersite.com

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :