“Do ketë reaksione sociale, nëse injorohet demokracia dhe standardet. Mazhoranca për nga forma ngjason me diktaturë. Pas mandatit s’dal në pension, Presidenti të zgjidhet nga populli”
Presidenti i Republikës Bujar Nishani deklaroi dje se me kreun e qeverisë nuk flet prej disa muajsh që prej telefonatës së zhvilluar mes tyre lidhur me mos dekretimin e Visar Zhitit si ambasador në Vatikan. Në intervistën në emisionin “Oktapod” në “VP”, kreu i shtetit foli lidhur me konfliktet me mazhorancën si edhe për raportet me kreun e PD-së dhe ish-kryeministrin Berisha.
Mazhoranca ne fund te fundit i ka votat per ta bere kete reforme e vetme. Do ishit ju dakot qe kjo reforme te behej qofte edhe pa konsensusin e opozitës?
Mazhoranca para pak kohesh beri amendim, i kishte numrat, jo numra te vertete port e sajuar. Qe do te thote se nuk jane numra te shprehjes se drejtperdrejte te qytetareve. Sepse qytetaret jane shprehur ne menyre te vullnetshme per nje orientim te caktuar politik, per nje platforme te caktuar politike, per nje program te caktuar politik. I beri amendim ligjit te Gjykates se Larte dhe cfare ndodhi, deformoi kompetencen tagrin kushtetues te presidentit te Republikes permes nje ligji, e pandodhur kjo edhe ne diktature. Duket e rende kjo qe them dhe nuk dua ate krahasoj kohen e sotme me diktaturen, por formen. Diktatura e sajoi nje Kushtetute qe i sherbente po asaj dhe e mbante ate si kornize mbi te cilen mbeshteste veprimtarine e saj…Ne qofte se do nryshohen kompetencat e presidentit, ndrysho Kushtetuten. Nese nuk ke vota per te ndryshuar Kushtetuten dhe nuk arrin konsensusin per ta ndryshuar ate, kjo nuk te justifikon ne asnje rast qe ti te deformosh Kushtetuten permes mekanizmave te tjere, pervec ndryshimeve te ligjeve te thjeshta. Ajo konsesusi dhe pjesmarrja e opozites do te thote nje garanci per ruajtjen e standartit jo thjesht ceshtje numrash. Se mund te sajohen numrat por nuk eshte ruajtur standarti. Dhe kjo nuk e ben afatgjate, perkundrazi. Historia boterore, cfare ka ndodhur. Shpesh here regjime te caktuara, nuk eshte rasti i Shqiperise, kane injoruar ne vijimesi standartin, demokracine, vullnetin e qytetareve dhe kane arritur pastaj ne moment qe shoqeria ka eksploduar ne reaksione sociale te cilat e kane cuar shoqerine 10 vjet prapa. Ne nuk kemi te shkojme deri ne kete pike.
Ka shenja te tilla ne Shqiperi?
Une nuk dua te bej kasandren por nese ne do te vazhdojme te instalojme nje metode te tille ku garanti i lirise, i shtetit te se drejtes, i hapsires se zhvillimit ekonomik, i eksplorimit por edhe perfaqesimit dhe i prezantimit te ideve te lira, te jene vet njerzit, qe do te thote njerezit me pushtet dhe jo struktura ligjore dhe hapsira ligjore e cila rregullon gjithe jeten shoqerore, politike, sociale te vendit atehere ne do te shkojme drejt ketyre shembujve te cilet une nuk e besoj dhe une do te perpiqem deri ne fund, sot nga pozicioni i Presidentit te Republikes, neser nga pozicioni i qytetarit te thjeshte te ketij vendi, qe te ndikoj sa me shume qe kjo situate te mos i qaset kurre Shqiperise dhe shqiptareve.
Jemi në një moment delikat për Reformën në Drejtësi. Një nga idetë është që të rishikohet amendamenti i Kushtetutës për zgjedhjen e Presidentit. Pra, t’i rikthehemi zgjedhjes së Presidentit me shumicë të cilësuar në të 5 raundet, ose te varianti që ai të zgjidhet nga populli. Ju vet cilin variant mbështesni, këtë aktualin nga i cili jeni përzgjedhur, apo një variant ku Presidenti zgjidhet me më shumë vota, apo direkt nga populli?
Të tria variantet janë të pranueshme, janë demokratike. Ne duhet të bëjmë një analizë dhe të dalim në konkluzionin se cili variant ka pasoja politke më pak të ndikueshme në jetën publike të vendit dhe në funksionimin e institucionit. Unë do të preferoja personalisht, si formën më të lartë të përfaqësimit, zgjedhjen e drejtpërdrejtë nga populli. Sepse, në fund të fundit duhet të krijojmë një kulturë që të jetë qytetari që edhe në zgjedhjen e Presidentit të Republikës të shprehet. Por, në lidhje me procesin e zgjedhjes nga populli unë kam vetëm një merak. Jo rezervë por vetëm një merak; për faktin që fushata do të jetë një fushatë tërësisht politike., midis kandidatëve, midis 2-3 apo më shumë kandidatëve. Do të jetë një fushatë e cila do ta politizojë shumë debatin.
Kur keni folur për herë të fundit me zotin Rama?
Kemi pasur një bisedë aspak të këndshme në bisedë në telefon, para disa muajsh, mos gaboj. Ajo ka qenë hera e fundit.
Pse aspak e këndshme?
Ka qenë një bisedë e cila nuk i lejohet as një Kryeministri, as një ministri e as një qytetari normal ta bëjë në telefon. Jo me Presidentin e Republikës, por as edhe me një mikun apo me një shokun e tij.
Çfarë e shtyu zotin Rama të bënte atë telefonatë? Domethënë cilët ishin argumentet e tij për të qenë aq i nxehur me Presidentin e Republikës?
Ka qenë një debat në lidhje me mosdekretimin e zotit Visar Zhiti për ambasador në Vatikan.
Në momentin që do ju mbarojë mandati, do kërkoni një mandat të dytë?
Është ende shpejt. Sapo jam futur në gjysmën e dytë të mandatit
Edhe gjysma e dytë, e mendoni veten sërish President? Do e kërkoni, do e negocioni?
E sigurt është se nuk do të jem pensionist.
Do të riktheheni në politikë?
Është ende herët.
Me kryetarin e opozitës kur jeni takuar apo keni folur për herë të fundit?
Ka disa kohë. Takimi më i fundit me të ka qenë në pritjen që dhamë për Presidentin Erdogan, ku kryetari i Opozitës ishte…
Komunikoni me të?
Natyrisht që komunikoj, por jo shpesh sepse ai ka obligimet e tij, unë kam obligimet e mia.
Po me zotin Berisha?
Me zotin Berisha ka disa kohë që nuk jemi takuar. Le të themi para dy muajsh, diçka e tillë!
Arsyeja?
Angazhimet. Thjesht angazhimet. Por padyshim që me zotin Berisha unë ruaj marrëdhënie shumë miqësore, shumë të afërta. Jo vetëm respekti të ndërsjellë, por edhe miqësore.
Rama: Kosova përveç gjinekologut s’bën dot punë tjetër, ta rikthejmë në maternitet
Kryeministri Rama deklaroi dje në emision “Top show magazinë” se në zgjedhjet vendore do të votohet për drejtues bashkish, ku sipas tij me votën për Veliajn në Tiranë, qytetarët do të zgjidhin edhe çështjen e kandidatit Kosova. “Do jetë në lartësinë e detyrës kur të kthehet në materniteti. Për Halimin kam vlerësim si gjinekolog. S’është e vërtetë që i kam dhënë dekoratë. Ne zgjidhnim 10 personalitete të qytetit kur isha unë në bashki që bëheshin përmes propozimeve të njerëzve. Unë nuk kam arsye të dyshoj që është gjinekolog i zoti dhe pikërisht se është i tillë ai duhet të kthehet në maternitet. Të gjitha gratë duhet të votojnë Erionin se duhet të mbështesin Halimin e kundërta do prishte shumë punë. Halimi përveç asaj pune nuk mund të bëj punë tjetër. Më 22 qershor jam gati për doktorin. Këto zgjedhje janë për bashkinë, për çdo familje”, – deklaroi ai.




