Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla raportoi dje në Komisionin e Integrimit për ligjin e ri të arsimit. Nikolla u shpreh se ka gjithsej 38 mijë mësues dhe se 4 mijë prej tyre flitet se janë pa arsimin përkatës. Sipas Nikollës në tetor do fillojnë inspektimet në të gjitha shkollat. “Është folur për 4 mijë mësues pa arsim përkatës. Në tetor nisin inspektimet në të gjitha shkollat. 175 mijë nxënës po marrin mësim nga mësues pa arsim. Në zonat e thella kryesisht ka mësues pa arsim përkatës” u shpreh Nikolla. Ndërsa deputeti i opozitës Gert Bogdani kërkoi ndryshimine ligjit. ‘Do ndryshojë ligji apo do kemi drejtoreshë si në Lushnjë?”, – u shpreh Bogdani. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla ishte, e pranishme në seancën dëgjimore të Komisionit për Integrimin Evropian, në lidhje me projektligjin “Për disa ndryshime të ligjit 69/2012 për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”. Projektligji i prezantuar në Kuvendin e Shqipërisë është në një linjë me Planin Kombëtar të Integrimit Evropian. Gjatë fjalës së saj, Ministrja Nikolla prezantoi ndryshimet që sjell ky projektligj, ku ndër të tjera tha se, për hartimin e tij ekspertët janë mbështetur në dokumentet e Bashkimit Evropian për çështje të arsimit, konventa e karta ndërkombëtare, si dhe ligje analoge të viteve të fundit, të shumë shteteve. “Projektligji i paraqitur për miratim në Kuvendin e Shqipërisë është një hap tjetër drejt përshpejtimit të integrimit të arsimit parauniversitar në sistemin arsimor evropian, konsolidimit të reformave të rëndësishme të ndërmarra së fundi nga qeveria dhe që kanë në fokus cilësinë në arsim si dhe krijimin e hapësirave për reforma të tjera themelore në përmirësimin e rritjes së kësaj cilësie”, – tha Nikolla. “Sistemi ynë arsimor parauniversitar është përfshirë në një reformë te re kurrikulare të bazuar në kompetenca, që është edhe trendi i sistemeve arsimore të Evropës, ndaj përfshirja e kësaj kurrikule tëre kërkon rikonceptim të Nenit 13-të, lidhur edhe me kompetencat themelore për nxënësit”, u shpreh Ministrja Nikolla.
Tekstet
Në lidhje me ndryshimet në ligjin aktual 69/2012 për tekstet, Ministrja Nikolla tha se do shkohet drejt tekstit unik duke mos hequr dorë nga konkurrenca. “Për realizimin e procesit të përzgjedhjet ajo që shtohet është fakti që kemi vendosur standarde. Deri më sot përzgjedhke bëhej mbi disa kritere që përcaktoheshin nga Ministri, ndërkohë që ne kemi realizuar një dokument që është standardi për tekstet shkolle dhe që është një mekanizëm për përzgjedhjen e teksteve shkollore cilësore”, – tha Ministrja duke shtuar se nuk bëhet fjalë as për përmbysje dhe as për përmirësim të altertekstit, por për një zhvendosje nga alterteksti. Gjithashtu, Ministrja shprehu argumentet edhe për ndryshime të tjera në ligj si, ai për Medaljen e Artë dhe ruajtjen e strukturës 5+4+3 në sistemin e arsimit parauniversitar.
Sindikatat
Sindikatat e arsimit në vend kundërshtojnë emërimin e mësuesve nëpërmjet një komisioni të ngritur nga Minsitria e Arsimit dhe Sportit. Këto sindikata kërkojnë të rikthehet komisioni i vjetër i vlerësimit, me përbërje të të gjitha grupeve të interesit dhe kriteret të mos përcaktohen me udhëzim ministri ashtu siç parashikohen në draftin e ri të arsimit parauniversitar. Deklaratat ata i kanë bërë gjatë një seance dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Medias dhe Edukimit. Një nen tjetër i kundërshtuar i draftit të Arsimit Parauniversitar është edhe ai për zhvendosjen e alterteksitit, drejt një teksti të unifikuar. Shoqata e botuesve në vend është shprehur kundër heqjes së altertekstit , por kjo e fundit duhet të rishikohet në zbatimin e saj. Dy ditë më parë Ministria e Arsimit, prezantoi në Komisionin Parlamentar ndryshimet e reja për ligjin e Arsimit Parauniversitar. Ndryshimet lidhen me rekrutimin e mësuesve , me tekstet shkollore, por edhe me zbatimin e kurrikulës së re. Ndërkaq Ministria e Arsimit ka propozuar vazhdimin e strukturës 5 plus 4 plus 3 në Arsimin Parauniversitar.
Ministri i shëndetsië Ilir Beqaj/ Arrihet marrëveshja për testimin e përgjithshëm të infermierëve
Ministri i Shëndetsisë Ilir Beqaj duket se ka arritur nj marrëveshje me Urdhërin e Infermierëve të Shqipërisë për të testuar infermierët. “Herën e parafundit, në fakt, që unë kam qenë me Sabriun (z. Sabri Skënderi, president i Urdhrit të Infermierëve), kemi qenë palë të ndryshme, ishim në gjyq dhe fakti që jemi këtu sot nuk do të thotë që kemi hequr plotësisht dorë nga qëndrimet që kishim, por jemi për një gjë të vetëdijshëm që na duhet të gjejmë gjuhën e përbashkët që, meqënëse kemi të njëjtin mision, pavarësisht nga pozicionet e ndryshme, për të rritur cilësinë e shërbimit edhe në Infermieristikë. Të paktën, për momentin nuk e ka më kush kasavetin nëse proçesi i testimit është apo nuk është i ligjshëm. Këtë e kemi hequr mënjanë. Tani, është mirë që të bëjmë një proçes sa më të shëndetshëm, me qëllimin kryesor që t’i shërbejë të ardhmes dhe rritjes së cilësisë. Nuk ngurroj ta përsëris: Hiqini nga mendja dy meraqe – Nuk do të preket vendi i punës; nuk ju preket paga mujore. Unë fola edhe për përkushtimin. Na duhet që bashkërisht të jemi pak më aktivë në komunikimin me publikun në nivelin e madh. Dua ta ilustroj me diçka që ka ndodhur kohët e fundit”, – u shpreh Beqaj në ditën e infermierit. “Për një pjesë të mirë prej jush, ndoshta nga jehona e madhe që pati në media, ju kujtohet një ngjarje që ndodhi me një autoambulancë në qytetin e Korçës më datë 29 prill. Një mjek dhe një infermier që atë ditë ishin në shërbim me atë autoambulancë, sipas perceptimit të përgjithshëm publik, janë sjellë në mënyrë jo të rregullt. Madje, edhe për arsye politike, nga eksponentë të Opozitës së sotme, është akuzuar Qeveria, ministri, Ministria për rrënim të sistemit të kujdesit shëndetësor. Pas rreth 10 ditësh, Urdhri i Mjekut dhe Urdhri i Infermierit në rrethin e Korçës, kanë marrë vendimet që unë i kam këtu, ku qoftë mjeku, apo qoftë infermieri, nuk kanë gabuar. Sigurisht, vendimet i merrni ju, brenda Urdhrave tuaj që përgjithësisht janë të pavarur, ku unë nuk mund të ndërhyj, se as ligji nuk ma lejon dhe nuk kam pse. Por, nëse Urdhri i Mjekut në Korçë ka gjykuar me qetësi dhe paanësi që mjeku dhe infermieri kanë qenë korrektë, kemi një tjetër perceptim në opinionin publik, dhe unë besoj se bashkërisht, secili sipas pozicionit të vet, na duhet të komunikojmë me publikun, edhe në mënyrë globale, jo vetëm me atë shërbimin shumë të mirë që ju ofroni përditë, për ta ngushtuar këtë hendek, sepse përtej vështirësive apo mangësive objektive që ne kemi, na krijohet edhe kjo ngarkesë subjektive. Nuk kam vetëm hallin ngaqë krijohet një ngarkesë negative për shëndetësinë dhe më ka rënë barra të ma kalojnë mua si ministër, po besoj se kjo prish marrëdhënien njerëzore pacient-profesionistë shëndetësie, e cila besoj se juve ju vlen më shumë se sa më vlen mua. Unë kam mandatin, i cili mbaron një ditë ndërsa ju keni lidhur të gjithë profesionin, jetën tuaj më këtë gjë. Prandaj besoj se bashkërisht, duhet të bëjmë përpjekje, secili sipas pozicionit të vet, që asnjëherë nuk do të përputhem, që ta ngushtojmë këtë hendek midis asaj çfarë ju bëni dhe asaj që perceptohet te publiku!”, – theksoi Beqaj.




