Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ditën e djeshme zhvilloi një takim me të rinjtë në qytetin e Durrësit. Në mbështetje të kandidatit Igli Cara dhe me bindjen e plotë se ai do të fitojë zgjedhjet për bashkinë e Durrësit, Meta shkruan :
Me të rinjtë e Durrësit për fitoren e Bashkisë të Durrësit dhe realizimin e një programi ambicioz, që u krijon mundësi të reja të rinjve për një edukim të mirë, për praktika mësimore, për ambiente publike për stërvitjet sportive dhe qendra të reja kulturore.
Igli Cara është njeriu që do të sjellë ndryshimin me programe konkrete për mbështetjen e të gjithë të rinjve.
Vota për Partinë e Lirisë, garanci se në Këshillin Bashkiak zëri i të rinjve do të dëgjohet fort dhe do të ndiqet mbajtja e premtimeve!
#IgliCara #Durres #Fitore #NdryshimMeCdoCmim




