Mëngjesi pas protestës popullore, Ilir Metën e ka gjetur ende nën ndjesitë dhe emocionet e një revolte të madhe popullore, që u derdh mbrëmjen e 12 nëntorit në sheshin para godinës së qeverisë.
Duke para pamjet e protestës, Ilir Meta edhe njëherë ka shprehur bindjen e fortë se “Shqipëria u përket të rinjve”.
Duke iu referuar një pyetjeje retorike të ngritur nga Kisha Katolike Shqiptare së fundmi, Ilir Meta thekson: “Pyetjes aq të ndjerë të udhëheqësve tanë fetarë se kujt do t’ia dorëzojmë këtë tokë të bekuar, sot i kemi dhënë përgjigjen: “Askujt përveç të rinjve dhe të rejave tona”.




