IKMT nis aksionin në Durrës, pritet të shemben 19 lokale pa leje

IKMT ka nisur këtë të hënë aksionin për lirimin e hapësirave publike, në qytetin bregdetar të Durrësit.   Mësohet se 19 lokale kanë zaptuar hapësirën në hyrje të qytetit të Durrësit. Sipas njoftimit të IKMT, aksioni ka nisur me prishjen e shtesave të lokaleve pa leje.   Pronarët e lokaleve nuk e kanë kundërshtuar aksionin, duke bërë që punonjësit e IKMT të vijojnë punën normalisht.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :