I sapo kthyer nga Anglia/ Ja kush është 33 vjeçari që u plagos në Urën Vajgurore…

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e ndodhur këtë mbrëmje në Urën Vajgurore, në fshatin Poshnje.

Gazetarja Eneida Petova raporton për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur në një lokal, ku i plagosur ka mbetur nipi i pronarit, 33-vjeçari Iljaz Ismaili, i cili ishte kthyer nga Anglia pak ditë më parë.

Siç raporton gazetarja Petova, autori ka qëlluar me armë zjarri 33-vjeçarin dhe është larguar nga vendngjarja. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Berat/Informacion paraprak

 

 

Më datë 21.05.2021, rreth orës 18:00, në fashatin Poshnje, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi I.I., 33 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit/ve.

Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :