“I bërtita pse ma pë*dhunove vajzën, ai po më tallte”, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau kunatin

Fatmir Tarellari, 50-vjeçari shqiptar i cili vrau kunatin pasi i përdhunoi vajzën, u la dje i lirë në “arrest shtëpie” nga gjykata greke.

Në dëshminë e tij, Talellari ka treguar detaje nga ngjarja. Ai ka thënë se në momentin që i kishte kërkuar llogari Erjon Pelivanit për abuzimin seksual me vajzën, ai kishte qeshur.

“Unë bërtisja ‘pse ma përdhunove fëmijën’ dhe ai po tallej me mua”, ka deklaruar Talellari.

Sipas tij, kur ka marrë vesh për qiratë, ka shkuar në shtëpinë e vajzës së tij në Volos dhe i ka kërkuar shpjegim, por vajza nuk ia ka dhënë. Gjatë bisedës dhe pas presionit të tij, 18-vjeçarja i tha se paratë i kishte marrë dikush që e kishte abuzuar dhe dhunuar seksualisht në të kaluarën.

Mirëpo, ajo nuk i ka treguar se kush është ky person, ndaj babai i saj i ka kërkuar që të bëjë padi dhe të shkojë te psikologu.

Siç tha ai, ai fajësoi veten që nuk e kuptoi se çfarë po kalonte fëmija i tij dhe u fiksua për të zbuluar se kush ishte personi që e kishte lënduar aq keq.

“Unë e mbështeta atë, e ndihmova financiarisht, e futa në shtëpinë time dhe ai përdhunoi fëmijën tim. Gjendjes sime të rëndë mendore iu shtua edhe ndjenja e tradhtisë”, ka thënë Talellari para gjykatës.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :