Huper: Mosmiratimi i Gjykatës në Kuvend, dëmton marrëdhëniet Kosovë-SHBA

Parlamenti KosovesDështimi i miratimit të legjislacionit për Gjykatën e Posaçme për Krime Lufte në Kosovë dëmton rëndë marrëdhëniet dypalëshe me Shtetet e Bashkuara, tha James Hooper për “Zërin e Amerikës”, që është drejtori Menaxhues i Grupit për të Drejtën Ndërkombëtare Publike dhe Politikat. “Hapat e Kosovës drejt integrimit euro-atlantik rrezikohen nga ky dështim”, shtoi ai.

“E gjithë kjo e ka vënë Kosovën në një situatë që nuk i duhet të shqetësohet për lirinë e tyre, për pavarësinë e tyre, nuk kërcënohet nga ndonjë sulm, që mund të përqendrohen tani te ndërtimi i vendit, i shoqërisë së tyre, zgjidhja e problemeve të shoqërisë. Por, kjo do të ishte një kthim prapa, sepse e kthen debatin te legjitimiteti i saj si shtet, te pavarësia dhe do të kërkojnë mbështetjen e shqiptarëve në gjithë rajonin për këtë çështje.
Unë u befasova vërtet që me gjithë inkurajimin që Shtetet e Bashkuara i dhanë Kosovës për ta ndihmuar që të arrinte të merrte një vendim që gjithkush në Uashington e kuptonte sesa i vështirë ishte, pra pavarësisht nga kjo Asambleja nuk arriti të siguronte shumicën e nevojshme prej dy të tretash”, deklaroi Xhejms Huper.

Share it :