Humb betejën me kancerin, bashkëshortja e prezantuesit të famshëm

Prezantuesi i “Sky neës”, Colin Brazier ka dhënë sot lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të bashkëshortes së tij. Joanna e humbi betejën e gjatë me kancerin e gjirit me të cilin u diagnostikua 5 vite më parë.

“Joanna Brazier, bashkëshorte, mama, mike, vdiq paqësisht më 6 korrik 2018, në moshën 55”, shkroi prezantuesi në Tëitter bashkangjitur foton e të shoqes. Vetëm një ditë më parë ai kishte bërë një postim ku shkruante: “Lutuni për gruan time ju lutem”.

Bashkëshortja e Brazier la pas 6 fëmijë, pesë vajza dhe një djalë. Në një intervistë pak kohë më parë prezantuesi ka treguar se vajza e tij e madhe iu desh të linte universitetin për t’i qëndruar mamasë pranë.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :