Hipoteza e re për krijimin e universit

 

Hipoteza e re për krijimin e universitUniversi është një hologram dhe gjithçka që ju shihni në të, përfshirë edhe këtë artikull që lexoni, është pjesë e një projeksioni të thjeshtë. Në vitin 1997, fizikani Juan Maldacena publikoi teorinë e tij, sipas së cilës ajo që ne shohim, që nga objektet që kemi pranë e deri tek trupat qiellorë miliona kilometra larg, janë një hologram 3D i një universi tjetër 2D. Deri më tani, kjo teori nuk ishte testuar kurrë matematikisht. Por së fundmi, modelet studiuese të saj sugjerojnë se hipoteza kurajoze e Maldacena‐s mund të jetë e vërtetë. Sipas kësaj teorie, graviteti në univers ekziston falë valëve lëkundëse në hapësirë, që nga ana e tyre janë holograme të ndodhive dhe ngjarjeve që ndodhin në një tjetër kozmos të sheshtë. Modeli i profesorit Maldacena sugjeron se universi ekziston në 9 dimensione në hapësirë dhe një në kohë. Kur ka kaluar më shumë se 1 dekadë e gjysmë nga hedhja e kësaj teorie, studiuesit japonezë u përpoqën ta zbatonin atë në kushte laboratorike, duke siguruar të dhëna matematikore që sugjerojnë se parimi holografik i ndërtimit të universit tonë, mund të jetë i vërtetë. Ky parim thotë se ekziston një sipërfaqe 2-dimensionale që nevojitet për të përshkruar një objekt 3-dimensional. Sipërfaqja 2-dimensionale, gjithnjë sipas kësaj teorie, është një tjetër univers, ndërsa ajo 3-dimensionale është universi ynë, gjithë ajo çka ne shohim. Maldacena përforcon teorinë e tij duke pretenduar se të dhënat që përmbajnë përshkrimin e masës në hapësirë, si njeriu apo kometa, mund të ‘strehohen’ në zona të caktuara të universit të sheshtë. Këto zona, thotë fizikani, janë “vrimat e zeza”. Në këto pjesë të universit, shkencëtari thotë se të gjitha objektet që bien në to, ‘ruhen’ si një kujtim të dhënash, jo si objekte fizike që vërtet ekzistojnë. Me pak fjalë, i gjithë universi ynë mund të shihet si një “strukturë 2-dimensionale e projektuar në hapësirë” ose, më thjesht akoma, “universi në të cilin ne besojmë se jetojmë, është një projeksion 3D i një universi tjetër 2D”.

 

Hipoteza

Universi mund të jetë një hologram ose, më mirë të themi, projektim i një bote me dhjetë madhësi, ku mund të shohim vetëm katër, tri në lidhje me hapësirën plus kohën. Është hipoteza paraqitur nga dy studime teorike të botuar në “arXiv”, faqja e internetit që boton paraprakisht artikuj shkencorë. Studimet firmosen të dyja nga grupi i Yoshifumi Hyakutake i Universitetit japonez të Ibarakit. Artikujt furnizojnë për herë të parë dëshmi në mbështetje të ashtuquajturës supozim Maldacena, i cili siguron mundësinë për të pajtuar teorinë e relativitetit dhe mekaniken kuantike, të cilat konsideroheshin të vërteta deri më tani, por të papajtueshme. Nuk është një provë përfundimtare, por megjithatë është një hap përpara në drejtim të hipotezës magjepsëse e njohur si supozimi Maldacena – thotë Antonio Masiero, nënkryetar i Institutit Kombëtar të Fizikës Bërthamore (INFN). Supozimi merr emrin nga fizikani teoricien argjentinas Juan Maldacena Mart, i cili e formuloi atë në vitin 1997 për të shpjeguar disa paradokse në lidhje me “vrimat e zeza”. E gjitha lindë nga fakti se ne kemi një problem të madh, pikërisht për të pajtuar në të gjitha nivelet e teorisë së relativitetit me mekanikën kuantike”, ka vëzhguar Masiero. Një nga nyjat ka të bëjë me mundësinë për të përshkruar forcën e gravitetit në shkallë shumë të vogla dhe për ta bërë këtë mekanika kuantike duhet të hipotetizoj një univers me dhjetë madhësi. “Ideja – thotë eksperti – është se ekziston një korrespondencë midis realitetit që ne njohim me tre madhësi plus madhësinë kohore, dhe ajo ë bërë nga një numër të ndryshëm të madhësive”. Kjo “bashkëjetesë” sipas hipotezës së grupit japonez, mund të imagjinohet si një hologram në të cilin realiteti ynë është thjesht një projeksion i shumë madhësive të tjera që ne nuk mund të vëzhgojmë. Si pikë nisje e grupit Hyakutake janë disa prona të vrimave të zeza bazuar në teorinë e fijes/varg, sipas të cilit materia, energjia, dhe në disa raste hapësira dhe koha janë manifestim i subjekteve themelore fizike të quajtur fije – vargje. Bazuar në këtë hipotezë, studiuesit tregojnë se graviteti mund të përshkruhet si një projektim i madhësive “të padukshme”.

 

Shkenca

Një grup shkencëtarësh austriakë pretendojnë se kanë bërë mirë ‘detyrat’ matematikore dhe mbërrijnë në përfundimin se me gjasë universi ynë është më shumë një hologram dydimensional se një hapësirë tredimensionale. Shkencëtarët e Universitetit të Teknologjisë në Vjenë kanë tri vite që vëzhgojnë lidhjen mes teorisë së gravitetit dhe teorisë kuantike dhe tani besojnë që kanë të dhënat e nevojshme për të hedhur në qarkullim hipotezën e tyre. “Përllogaritjet tona konfirmojnë se parimet holografike mund të zbatohen edhe në hapësira të sheshta dhe ka prova për zbatimin e këtyre parimeve më së miri në universin tonë”, – thotë Max Riegler, udhëheqës i studimit. Se çfarë do të thotë kjo tezë e studiuesve austriakë për jetën në Tokë, është paksa e vështirë të shpjegohet, por e thënë me terma më të thjeshtë; gjithçka që shohim, prekim dhe njohim mund të jetë pasqyrim i një universi paralel.

Share it :