HETIMET/ Çifti Veliaj – Xoxa bënë pjesë të skemës së pastrimit të parave dhe korrupsionit edhe ambasadën amerikane në Tiranë

Minierë korrupsioni dhe paligjshmërie po rezulton dosja e çiftit Veliaj – Xoxe. Çifti kryebashkiak, sipas dosjes së SPAK rezulton të ketë përdorur në skemën e pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë edhe Ambasadën Amerikanë në Tiranë, kuptohet, ajo pjesë e ambasadës që ka funksionuar edhe si administratë e fondacionit Soros

Në dosjen voluminoze të SPAK për Veliaj – Xoxa rezulton se Ambasada Amerikane në Tiranë, del pjesë e skemës korruptive të ndërtuar nga çifti

Jo vetëm korrupsion dhe fonde nga Bashkia e Tiranës, por OJF-të e Ajola Xoxes kanë marrë fonde abuzive edhe nga ana e Ambasadës Amerikane, që siç konstaton SPAK, aktivitetet për të cilat është marrë granti nuk rezulton që të jenë kryer.Nga bashkëbisedimi mes financiers së Ajola Xoxes, Adela Kondakçiu dhe ish-administates së BYLA-s, OJF e Ajola Xoxes, zbulohet se realizoheshin projektet fiktive nga ata e më pas miratoheshin nga Ambasada Amerikan e disbursoheshin para, ndërsa kontratat mbi këto projekte ishte përgjegjësi e personave që as vetë drejtueset e OJF-së nuk kishin dijeni.Adela Kondakçiu, shpjegon se janë bërë mbledhje për këtë gjë, por ajo nuk di gjë fare sepse nuk ka qenë. Dhe për aq e ka informuar Xhoi. Ina i përgjigjet: Kuptoj kuptoj. As e vë në dyshim. Pra, Ina Goxhaj nuk ka asnjë rol në vendimmarrje. As në mbledhjet që zhvillohen dhe që kanë për objekt aktivitetin e “BYL-A” ajo nuk thirret. Vendimet për këtë organizatë i marrin të tjerët, përsa kohë që edhe Xhoi Skenderasi, punonjëse e Ajola Xoxës, ka më tepër dijeni rreth çështjeve që diskutohen në mbledhje.Ndërsa nënkupton se vendimarrjet për këto projekte ishin të drejtëpërdrejta nga Ajola Xoxe, SPAK thekson se vetëm një një projekt për 4 aktivitete për llogari të Ambasadës Amerikane është marrë një grant prej 18 mijë eurosh, por aktivitetet nuk rezultojnë të jenë kryer.Në faqen 688 të komunikimeve, është dërguar një Raport Federal Financiar në gjuhën angleze, sipas të cilit periudha e aktivitetit për të cilin është akorduar dhe granti nga Ambasada është 04.01.2022 deri më 31.07.2022. Pra, gjatë gjithë kësaj periudhe, kundrejt grantit të dhënë nga Ambasada prej 18.000 USD supozohet të ishin kryer aktivitete, nga të cilat në fakt është zhvilluar veç një prej tyre, ai i 24 qershorit 2022. Në lidhje me këtë, Adela Kondakçiu në faqen 691 shprehet se datën e raportit e ka bërë nga 1 prilli deri më 31 korrik, duke lënë të kuptohet se aktivitetet e kryera i përkasin kësaj periudhe kohore. Përsëri del në pah fakti që Ina Goxhaj nuk ka asnjë disponim mbi vulën e “BYL-A”, sipas komunikimit të faqes 692. Ajo shprehet që vulën e ka Keti (Ketrina Braho).Në mbyllje të Episodit, SPAK sjell një tjetër bisedë mes Drejtueses së OJF-së Byla dhe financiees Adela Kondakçiu, të cilat flasin për ndarjen e fondit të marrë nga ambasada amerikane, madje teksa bëjnë ndarjen e lekevë mes protagonistëve të kësaj OJF-je dhe Xoxes, ngrenë pikpyetje nëse grantet për të cilat nuk u bënë aktivitetet mund të kthehen pas. Jo vetëm nga ambasada Amerikane, por OJF-të e Ajola Xoxes kanë marrë para edhe nga Ambasada e BE-së. Nëpërmjet qendrës Haerabel Ajola Xoxe ka marrë shuma të konsiderueshme edhe nga Delgeacioni I Bashkimit Europian në Tiranë. Sipas dosjes së SPAK, vetëm për projektin SPARE, Ajola Xoxe ka marrë mbi 22 mijë euro, dhe ky projekt nuk rezulton I vetmi, pasi OJF-të e Xoxes vazhdimisht janë angazhuar dhe kanë kryer projekte e transfera të dyshimta me selitë diplomatike në Tiranë.53. “Partners Laë” shpk, me NIPT L818290130, është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (SHPK) e themeluar më 27 qershor 2018. Selia qendrore e saj ndodhet në Tiranë, në adresën Rruga Ibrahim Rugova, Sky Toëer, Kati 10/4. Me një kapital prej 100,000 Lekë, shoqëria është 100% në pronësi të shtetases Ajola Xoxa, e cila mban gjithashtu rolin e…


Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news