Haradinaj ndalohet në aeroportin e Lubjanës

Ramush Haradinaj, Isa Mustafa, Fatmir LimajKryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, është arrestuar në Ljubjanë për llogari të drejtësisë serbe, që ka lëshuar një flet arresti për të që prej vitit 2006.

Haradinaj po kthehej nga një vizitë pune në Berlin dhe ndërsa avioni është ndalur në kryeqytetin slloven, autoritetet vendase kanë kryer edhe arrestimin, të paktën sipas njoftimit në mediat e Kosovës.

Gjithashtu mësohet se “AAK” i ka bërë menjëherë kërkesë Prishtinës zyrtare që të ndërhyjë për lirimin e menjëhershëm të tij.

Share it :