Habit Armend Rexhepagiqi: Nuk e njoh Elvana Gjatën…

I tërhequr prej disa vitesh nga tregu muzikor Armend Rexhepagiq u rikthye sërish në provomin e albumit të ri të Tunës ‘Fortuna’.

Armendi së bashku me Tunën sollën si bashkëpunim këngën ‘Harrova’  që pak e dinin se është kënga ishte  një ripërpunim i një kënge të vjetër të Rexhepagiq.

“Harrova” ka qenë pjesë e një prej albumeve të Armendit “Tragjikomedia” dhe që në atë kohë është pëlqyer shumë nga publiku.

I ftuar në ‘Nd’rrimin e Natës’ me Alaudin Hamitin në Klan Kosova, Armendi ishte pjesë e rubrikës ‘Haje ose thuaje’.

Rubrikë e cila konsitston në përgjigjen e pyetjeve të vështira ose i ftuari është i detyruar të pij, pijën e ‘shpifur’ që ka përpara.

‘I ke të dyja shoqe por njërën do ta pëlqesh më shumë. Zgjidh mes Elvana Gjatës dhe Tunës’ ishtë pyetja që i drejtoi moderatori Rexhepagiqit.

“Tuna. Nuk e njoh Elvanën. Nuk e kam njohur as Tunën, por në këtë bashkëpunim prej shtatorit deri tani jemi lidhur aq shumë, domosdoshmërisht koncerti, kështu që me Tunën tani jam shumë i afërt” ka qënë përgjigjja e Armend Rexhepagiqit.

Image

Image

 

Share it :