Sipas gazetës greke “Kathimerini”, kryeministri grek Aleksis Cipras tha sot se ai do të ushtrojë trysni ndaj kreditorëve të huaj, me qëllim që kërkesat e tyre ndaj vendit të tij të jenë sa më ‘realiste’. Orët e fundit janë shtuar përpjekjet e politikanëve grekë, veçmas prej grupit parlamentar të Sirizas-s, pak përpara takimit të të mërkurës në mbrëmje, në Bruksel.
“Unë do t’i bëj me dije z.Junker, se sot më shumë se kurrë, është e nevojshme që institucionet dhe udhëheqësit politikë të Europës të jenë ‘realistë’ në masat që do të ndërmarrin”.
Kryeministri grek udhëton për në Bruksel, krejt i vendosur për të bërë të njohur planin e tij të daljes nga ngërçi. “Kjo vizitë bëhet me kërkesë të z.Junker”, bën me dije gazetarët vendas nje burim qeveritar.




