Grabiten me armë e maska lekët e pensioneve në postën e Elbasanit

 

Një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka vjedhur pikën postare nr. 5 në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme rreth orës 11:15 në lagjen “Haxhia” pranë stadiumit “Elbasan Arena” aty ku ndodhej filiali që është vënë në shënjestër të grabitësit. Agresori ka kërcënuar dy punonjëset dhe ka mundur të marrë të gjithë sasinë e parave që ndodheshin në këtë pikë postare, të cilat ishin parashikuar për pensionet. Policia e Elbasanit po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit të ngjarjes. Aktualisht ende nuk dihet shuma e parave që ka mundur të marrë grabitësi

Share it :