Gjyqi ndaj Metës, Cakrani: KLGJ dhe institucionet po heshtin përballë shkeljeve të rënda, procesi të transmetohet live

Gjyqi ndaj Metës, Cakrani: KLGJ dhe institucionet po heshtin përballë shkeljeve të rënda, procesi të transmetohet live

Avokati i ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ka kërkuar që procesi gjyqësor në çështjen CEZ-DIA të zhvillohet me transparencë të plotë dhe të transmetohet online, duke e cilësuar këtë një standard të domosdoshëm të drejtësisë moderne.

Në një deklaratë për mediat, Cakrani tha se gjyqe të rëndësishme historike dhe ndërkombëtare janë zhvilluar publikisht dhe se e njëjta praktikë duhet të zbatohet edhe në Shqipëri.

Gjyqet bëhen me kamera dhe online që t’i shikojnë qytetarët. Edhe në Hagë, për krime kundër njerëzimit, proceset janë publike. Pse të mos jetë i tillë edhe gjyqi i një presidenti?”, u shpreh ai.

Sipas tij, vendimi për të mos lejuar transmetimin e seancave është antikushtetues dhe krijon dyshime për mungesë transparence në proces.

Cakrani kritikoi gjithashtu institucionet e drejtësisë, duke thënë se ato duhet të garantojnë standarde të njëjta me ato evropiane dhe të mos lejojnë, siç u shpreh ai, “shkelje të të drejtave të njeriut në proces gjyqësor”.

Ai theksoi se çështja nuk ka të bëjë vetëm me Ilir Metën, por me parimet e shtetit të së drejtës dhe dinjitetin njerëzor, duke shtuar se çdo proces gjyqësor duhet të jetë i hapur për publikun dhe median.

Cakrani:

Edhe po të shikoni të gjithë gjyqet, që nga 1945-a, gjyqi i Teme Sejkos, Kadri Hazbiut, Fiqret Shehut, kë doni ju të marr më unë? Ramiz Alisë, Fatos Nanos, gjyqin në Hagë. Gjyqet, të gjitha gjyqet bëhen me kamera dhe bëhen online që t’i shikojnë qytetarët. Dhe kur bëhet gjyqi në Hagë, një gjyq për, ju e dini, krime kundër njerëzimit apo racizëm, imagjinoni tani që mos të bëhet gjyqi i presidentit. Dhe unë prandaj kërkoj që kjo gjykatë të ngrihet në lartësinë që e kërkon Kushtetuta dhe ligji dhe konventa dhe të vendosi presidentin në kushte të barabarta dhe padyshim që ta vendosi përballë shqiptarëve që të provojë pafajësinë e tij. Fakti që kjo gjykatë, nuk merr vendim ta japi, ta shfaqi gjyqin online, vërteton dhe njëherë që kjo ka frikë nga provat.

Kjo ka frikë nga e vërteta dhe prandaj ata nuk kanë guximin që ta transmetojnë që të shikojnë shqiptarët montimin që i ka bërë prokuroria çështjes së zotit Meta. Dhe kjo është ajo për të cilën ne kemi bërë kërkesën. Ju e dëgjuat vetë gjykatën, e dëgjuat vetë, ç’arsyetim i bëri, ndërkohë që ju referua një terroristi në Francë dhe nuk ju referua rastit të Sarkozisë. Atëherë çfarë t’i bëjmë ne gjykatës? Ne mjetet këto kemi. Ne mjete ligjore, kërkesat bazuar në Kushtetutë dhe në konventë. Ne këto kemi. Se çmendet gjykata, ne nuk kemi çfarë t’i bëjmë.

Në këtë vend, në vitin ’93, ’94, ’95, ’93, ’94, ’95, gjyqi i Fatos Nanos është bërë në kushte të barabarta. Gjyqi i të gjithë atyre Ramiz Alisë, Nexhmije Hoxhës dhe të gjithë atyre që u shfaqën, që u u dënuan atëherë për krime kundër njerëzimit, janë bërë të hapur për gazetarët, për mediat dhe RTSH-ja i keni aty, do futeni dhe do i shikoni që janë gjyqe të bëra publik. Nuk e kuptoj dot gjykatën, merr një vendim antikushtetues, se antikushtetues është, dhe thotë që ne nuk do ta shfaqim publikisht këtë, këtë proces gjyqësor. Kur i pandehuri vetë shfaq dëshirën, shfaq të gjithë çfarë ai dëshiron dhe ti mos t’ia plotësosh, nuk e di vetëm gjykata mundet. Ju duhet t’ia bëni këtë pyetje gjykatës, do t’ia bëni KLGJ-së, do t’ia bëni Ministrit të Drejtësisë dhe do t’ia bëni të gjithë ndërkombëtarëve të cilët ne na tregojnë se sa e mirë është kjo drejtësia shqiptare. Dhe ata ndërkombëtarët, unë do t’i ftoj, do bëj një letër, që të vijnë në seancën tjetër të shikojnë presidentin e Republikës mbyllur në kafaz. Kjo është e papranueshme. Ne avokatët, kur flasim, ne paragjykohemi sepse mendohet që ne kemi konflikt interesi.

Përtej miqësinë që kam me ju, ju falenderoj për punën tuaj, ju që kaq i keni por, problemi qëndron që është e papranueshme sot në vitin 2026 që ti të mbash mbyllur në kafaz presidentin e Republikës, kryetarin e bashkisë dhe çdo funksionar tjetër. Sepse aty e humbet nuancën e të qenit një shtet i së drejtës dhe bëhesh ti, bëhesh diskriminues. Ju e mbani mend, unë prandaj ju referova dhe gjykatës, sepse vetëm këto sjellje i bënte vetëm ISIS-i 10 vite më parë në Siri, e mbani mend besoj, kur i arrestonte dhe i shëtiste në kafaz nëpër qytet. Unë nuk di rast tjetër. Në Kosovë e patë, javën e shkuar, përfundoi një proces gjyqësor me burgim të përjetshëm dhe ai individi u gjykua, në të gjithë procesin gjyqësor në krah të avokatit të tij.

Më gjeni një precedent tjetër në Evropë dhe ia bëni pyetje gjykatës. Ia bëni pyetje atyre palaçove të Këshillit të Lartë Gjyqësor, atyre se ata më palaçot janë Këshilli i Lartë Gjyqësor, që shikon një shkelje kaq të rëndë të Kushtetutës dhe të konventave evropiane dhe rrinë atje në zyra me kondicioner dhe nuk flasin një fjalë të vetme që shkelet liri dhe të drejtat e njeriut. Si mundet një president Republike të rrijë mbyllur në kafazin e qelqtë? Më thoni një rast të dytë dhe unë tërhiqem nga të gjitha kërkesat e mia.

Prandaj jam i acaruar sot. Ndoshta unë jam një çikë më i ndjeshëm për liritë dhe të drejtat e njeriut, qoftë dhe për vokacionin tim familjar, po është e papranueshme. Kur këtu në të gjithë ecurinë e 100 viteve shtet janë bërë të gjitha edhe në kohën e mbretërisë. Kur u gjykuan në ’35-ën, dhe në ’35-ën, kur mbreti Zog gjykoi ata të revolucionit të Fierit, i ka bërë gjyqe të hapura publike. S’kishte media atëherë, por janë bërë publike.

Vetëm në vetëm në Shqipërinë e 2026-ës, të reformës së re në drejtësi, që ia thashë dhe gjykatës, për turpin e tyre, për turpin e këtyre deputetëve dhe kësaj shoqërie që pranon një diskriminim të tillë. Sepse sot është presidenti, nesër do jetë Edi Rama, pasnesër do jetë dikush tjetër aty. Dhe kështu që unë mendoj dhe besoj që ju do ta vazhdoni këtë betejë. Kjo është betejë për dinjitetin njerëzor. Nuk është betejë as për Kujtim Cakranin, as për zotin Meta. Është betejë për dinjitetin njerëzor.

Share it :
Mato: Pastrimi i parave në ndërtim po lë të rinjtë pa strehë: Të monitoren transaksionet Në një kohë kur Tirana dhe zonat turistike të Shqipërisë përjetojnë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi, me kulla që ngrihen çdo ditë, një pyetje thelbësore po shqetëson gjithnjë e më shumë publikun: nga vijnë të gjitha këto para? Alarimin e ngriti Fanswa Mato, anëtar i departamentit “Brain Gain” në PD, i cili nga tryeza e diskutimit ‘Qeveria e Pasigurisë – dhe alternativa e opozitës’, denoncoi se pas fasadës së projekteve luksoze fshihet fenomeni i pastrimit të parave, duke e deformuar tregun dhe duke e bërë të pamundur për qytetarët e zakonshëm blerjen e një shtëpie. Mato, një profesionist me përvojë në menaxhimin e ndërtimit në Neë York, thekson paradoksin e hidhur të realitetit shqiptar: ndërsa miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit, çmimet e apartamenteve kanë arritur nivele të papërballueshme për familjet mesatare. Fanswa Mato: Përvoja ime personale më ka dhënë mundësi të punoj në një mjedis ku standardet, transparenca dhe rezultatet konkrete janë thelbësore. Pikërisht kjo eksperiencë më motivon të kontribuoj me njohurinë dhe përvojën time për çështjet që lidhen me zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot dua të flas për një nga problemet më serioze që po dëmton ekonominë shqiptare dhe po rëndon jetën e qytetarëve tanë: pastrimin e parave në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim. Gjatë viteve të fundit kemi parë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimesh, sidomos në Tiranë dhe në zonat turistike, ku kulla të reja ngrihen çdo ditë, projekte luksoze shtohen me ritme të shpejta dhe miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit. Por pyetja që ushtrojnë shqiptarët është shumë e thjeshtë: nga vijnë të gjitha këto para? Sepse realiteti është ky: ndërsa ndërtohet gjithnjë e më shumë apartamente, qytetarët shqiptarë e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi. Çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme për familjet e zakonshme. Të rinjtë nuk arrijnë të sigurojnë një strehim, ndërsa shumë apartamente mbeten bosh dhe përdoren vetëm si instrumente financiare. Ky është paradoksi i Shqipërisë sot. Në njërën anë kemi një mbingopje me ndërtime, nga ana tjetër kemi mungesë strehimi për qytetarët. Kjo nuk është ekonomi normale tregu. Kjo është pasojë e deformimit të tregut nga paratë informale dhe nga mungesa e kontrollit shtetëror. Sipas të dhënave dhe analizave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria ka pasur për vite me radhë probleme serioze në luftën kundër pastrimit të parave dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë evidentuar dobësi në kontrollin financiar dhe në monitorimin e sektorit të ndërtimit. Gjatë analizës së këtij fenomeni, janë përdorur të dhëna nga institucione si Banka e Shqipërisë, INSTAT, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe FATF. Janë zhvilluar gjithashtu biseda me profesionistë të tregut, agjentë imobiliar, noterë dhe ekspertë financiarë. Të gjitha këto tregojnë se ekziston një shqetësim real për mënyrën se si fondet e dyshimta depërtojnë në ekonominë shqiptare. Mekanizmat janë të ndryshme. Në shumë raste përdoren kompani me burime financiare të paqarta, përdoren pagesa të mëdha kesh, transferta të dyshimta dhe forma të tjera që e bëjnë të vështirë gjurmimin e origjinës së parave. Në disa raste kemi dhe kompani që nuk justifikojnë nivelin e investimeve që realizojnë. Dhe kush e paguan koston e kësaj situate? E paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguajnë familjet e reja, e paguajnë bizneset e ndershme, e paguan ekonomia e vendit. Sepse kur paratë e paligjshme futen në treg, konkurrenca bëhet e padrejtë. Çmimet rriten artificialisht, korrupsioni forcohet, besimi tek shteti dobësohet dhe në fund humb qytetari i zakonshëm që punon me ndershmëri. Si opozitë, ne kemi detyrimin moral dhe politik të ngremë zërin për këtë problem. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi ekonomi informale dhe mbi mungesë transparence. Ne kemi nevojë për institucione të forta, për kontroll real financiar dhe për shtet ligjor funksional. Ne kërkojmë rritje të transparencës në transaksionet e pasurive të paluajtshme, kufizim të pagesave kesh në sektorin e ndërtimit, kontroll më të fortë mbi burimin e fondeve, monitorim më rigoroz të kompanive të ndërtimit, bashkëpunim më të madh mes institucioneve financiare dhe organeve ligjzbatuese. Ky nuk është thjesht një debat politik. Ky është një debat që prek ekonominë e vendit, të ardhmen e të rinjve dhe mundësinë që qytetarët shqiptarë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.