Gjykata Kushtetuese po ben grusht te bute shteti
Nga Klodian Tomorri
Per cfare i duhet gjithe kjo kohe Gjykates Kushtetuese per te marr vendim? Keta nuk kane as per te shqyrtuar prova, as per te lexuar dosje, asgje.
Keta kane per te bere thjesht nje interpretim. A mundet nje gjykate shkalle te pezulloje nje anetar te ekzekutivit nga detyra apo jo? Kaq kane per te thene keta.
Por kane kaluar me shume se dy muaj dhe nuk e thone. E zvarrisin dhe e zvarrisin dhe si rrjedhoje ketu eshte kapur i gjithe shteti prej bythe.
E gjithe jeta publike sillet rreth nje zevendeskryeministreje, te cilen prokuroria e akuzon per abuzim me tenderat, qeveria e mbron, ndersa gjykata Kushtetuese hesht.
Gjykata Kushtetuese ndaj ekziston qe mos te coje shtetin ne ngerc. Keta po e fusin me qellim. Ndaj eshte grusht shteti ky.
Nikua, Rama dhe gjithe maxhoranca ate pune kane. Te mbrojne veten dhe shoket e tyre. Prandaj ka Gjykate Kushtetuese.
Por sic e pati thene njehere Dallendyshja qe shkarkuan dje per Lul Bashen atehere; Vaj medet per Kushtetuesen tone, as te kap as te leshon.




