Gjykata Kushtetuese merr vendimin për mandatin e Olta Xhaçkës, pranohet vetëm njëra padi

Gjykata Kushtetuese ka dhënë këtë të hënë vendimin për mandatin e deputetes për ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.

Ajo ka pranuar kërkesën e deputetëve të PD-së që përfaqësohen nga Enkelejd Alibeaj ku Kuvendi duhet të dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë, kërkesa tjetër e grupimit të Sali Berishës është pushuar.

Në nëntorin e kaluar, grupimi Berisha dhe ai i Alibeajt depozituan në Gjykatën Kushtetuese dy padi të ndryshme, ndonëse kërkesat ishin të njëjta.

Deputetët e PD-së kundërshtonin vendimin e Kuvendit që refuzoi heqjen e mandatit parlamentar të Olta Xhaçkës, për papajtueshmëri, sipas tyre, me Kushtetutën.

Share it :