Gjokutaj/ Arrestimi i Goros i orientuar nga Edi Rama

Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro.

Gjokutaj e quan arrestimin e Goros të orientuar nga Edi Rama, për të cilin thotë se ka futur një koncept të ri në dispozitën e Kodit të Procedurës Penale, atë të ‘bedelit’, ku vartësit e tij bëjnë burgun për të qofshin në nivel qëndror ose lokal.

Reagimi i Gjokutajt:

Edi Rama ka personalisht meritën historike që nuk i duhet mohuar, futja e burgut me bedel si koncept dhe dispozitë në Kodin e Procedurës Penale!

Si pasojë e këtij vizioni të këtij “burri shteti” reforma në drejtësi po merr zhvillime interesante!

Për jo juristët burgu me bedel është si transferimi i thirrjeve telefonike tek një abonent tjetër!

Pra burgun e Edi Ramës e bën ose do ta bëjë një nga pushtetarët e Qeverisë së tij në nivel qëndror ose lokal!

Vetëm përpara Shqipëri!

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :