Një person u gjet i pajetë sot në fshatin Symiz, në Maliq.
Sipas policisë, A. R., rreth 67 vjeç, kishte shkuar në mal për të prerë dru, por është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune.
Dyshohet se ai mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrale.
“Mesditën e sotme, mbi fshatin Symiz, Maliq, është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune, shtetasi A. R., rreth 67 vjeç, i cili kishte shkuar në mal për të prerë dru. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrale”, njofton policia.




