Gjendet i vdekur në rrënoja aktori i njohur i serialit “Osmani” bashkë me gruan  

Tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë të hënën e kaluar i ka marr jetën edhe aktorit Çagdaş Çankaya dhe gruas së tij Zilan Tigris. Çağdaş ishte një personazh qendror në serialin e njohur turk “Osmani”, ndërsa Zilan ishte një muzikante e talentuar.

 

Lajmi fatkeq për vdekjen e tyre u konfirmua nga produksioni Bozdağ Films në llogarinë e tyre zyrtare në Instagram, duke trishtuar shumë persona.

 

Në mbishkrim shkruhet: “I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të dashurve të Çagdaş Çankaya, bashkëshortes së tij dhe të gjithë atyre që humbën jetën në tërmet.  Zoti i mëshiroftë shpirtrat e tyre”.

 

Share it :