Gazetari nxjerr zbuluar propagandën e ministres Sala per mungesen e ilaceve e jo vetem

Gazetari nxjerr zbuluar propagandën e ministres Sala per mungesen e ilaceve e jo vetem

Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala deklaroi këtë të enjte se në QSUT nuk ka asnjë mungesë medikamentesh.

Nga foltorja e Kuvendit ajo u shpreh se sistemi onkologjik është në transformim dhe po kalon drejt decentralizimit.

Sipas saj, shërbimi tashmë ofrohet në disa nivele dhe se aktualisht funksionojnë 8 njësi kimioterapie në spitale rajonale.

“Shërbimi onkologjik është i organizuar në një strukturë shumë nivelshe, me objektivin që ta çojën shërbimin më pranë pacientit. Shërbimi onkologjik ofrohet kryesisht pranë QSUT për të gjitha diagnozat. Shefqet Ndroqi për kancerin e mushkërive dhe po funksionon edhe njësia e kimioterapisë pranë Spitalit Mbretëresha Xheraldinë për një numër diagnozash gjinekologjike. Gjatë këtij viti, 35 stafe mjekësore janë shtuar për forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve. Sot funksionojnë 8 njësi kimioterapie në 8 spitale rajonale, konkretisht Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Fier, Berat, Korçë e Vlorë. Ne po ndërtojmë një model të ri ku pacienti të mos endet një sistem, por sistemi të organizohet rreth pacientit. Po shkojmë drejt ngritjes së Institutit kombëtar të Tumoreve dhe Rrjetit Kombëtar Onkologjik, të ngjashme me modelet më të mira europiane”, u shpreh Sala.

Ndërkohë gazetari Osman Stafa ka nxjerrë zbuluar propagandën e ministres. Në një postim në rrjete sociale, Stafa e ka cilësuar deklaratën e Salës si gënjeshtër e hapur ndërsa ka publikuar edhe deklaratat dhe mesazhet e disa qytetarëve të cilët deklarojnë se kanë disa javë pa kurim pasi në QSUT mungojnë medikamentet.

 

 

Një përgjigje për Ministren e Shëndetësisë për të pavërtetat dhe propagandën që bëri për Onkologjikun dhe jo vetëm”,– shkruan Stafa krahas videos.

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :